Nga e majta në të djathtë: Prof. Giuseppe Gradilone albanolog i përkushtuar, studiues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë arbëreshe e shqiptare bashkëkohore.
Nga: Isak A H M E T I
I. Kush ishte Giuseppe Gradilone ?
G. Gradilone (1925-2020) ishte një studiues i njohur arbëresh nga Italia, filolog, kritik letrar dhe historian i letërsisë shqiptare. Ai konsiderohet ndër studiuesit e rëndësishëm “italianë” të albabologjisë dhe të kritikës shkencore të letërsisë shqipe.
Me prejardhje arbëreshe.
Studioi në Universitetin La Sapienza të Romës. Ishte profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
Është marrë veçanërisht me:
1.Letërsinë arbëreshe,
2Letërsinë e Rilindjes Kombëtare,
3.Ndre Mjeda dhe Gjergj Fishta,
4.Marrëdhëniet ndërmjet letërsisë shqiptare dhe asaj klasike,etj.
Vepra kryesore e tij është:
STUDI DI LETTERATURA ALBANESE(1960).
II. Historia e kritikës shqiptare ndaj G. Gradilones
Është me shumë rëndësi të theksohet se historia e kritikës letrare shqipe ndaj Giuseppe Gradiliones, në Kosovë, fillon me Isak Ahmetin: Letërsia shqipe sipas Gradilones, rev. Fjala, nr. 1, fq. 2, Prishtinë, 1971.
Këtë të dhënë për më tepër e ka cituar edhe studiuesja Brikena Smajli në studimin e saj të vitit 2024. Ky është një dokumentim i rëndësishëm për historinë e kritikës letrare shqipe në Kosovë ndaj Giuseppe Gradilones.
Për studiuesin G. Gradilone në Shqipëri, fillimisht, në vitin 1968, ka shkruar Filip Ndocaj, te revista Studime Filologjike kur ka botuar edhe recensionin me titull:
Giuseppe Gradilone, Studi di letteratura albabese,dëshmi e hershme e pritjes së hershme të Gradilones në Shqipëri.
Më 1997, Floresha Dado shkruan studimin me titull:
INDIVIDUALITETI I NJË STUDIUESI – G.Gradilone dhe kontributi i tij në shkencën shqiptare.
Në vitin 2023, Qendra e Studimeve dhe publikimeve për Arbëreshët, ka botuar librin :
Shkrime kritike për letërsinë shqipe, me 226 faqe, ku janë përmbledhë studime të Gradilones për De Radën, Ndre Ndre Mjedën dhe Gjergj Fishtën.
III. Mosnjohje apo shpërfillje e qëllimshme e Grdailones në Kosovë?
Ka plot studiues në Kosovë që janë marrë dhe merren më studimim e letërsisë sonë të Rilindjes Kombëtare, edhe me Letërsinë Arbëreshe siç janë:Rexhep Qosja, Anton Nikë Berisha, Emin Kabashi, Merxhan Abdyli, etj. dhe nuk kam hasur tek asnjëri prej këtyre, ndonëse emra të njohur në letrat shqipe(!) t’i jetë referuar studiuesit Gusepe Gradilone!
Sipas vlerësimit tim, një lëshim i tillë, një dukuri e tillë, në shkencë nuk ka guxuar të ndodhë.
Është kjo mosnjohja e rrjedhave apo anashkalimi i qëllimshëm i një studiuesi të rëndësishëm siç është në rastin konkret G. Gradilone ?Është kjo për t’u vlerësuar dhe diskutuar tek ne dhe në shkencat albanologjike!
Po shkruaj dhe po flas për këtë krejt me referenca, edhe në bazë të IA!
IV. G. Gradilone në këndvështrimin e Brikena Smajlit
Është me shumë rëndësi të theksohet këtu se emri i Brikena Smajlit, studiuese e njohur dhe pofesoreshë e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër si dhe emri i Isak Ahmetit, i njohur si studiues në letrat shqipe, ndërlidhet me figurën e studiuesit Gisueppe Gradilone dhe veprën e tij :
STUDI DI LETTERATURA ALBANESE
(Studime mbi letërsinë shqipe), me theks të veçantë mbi ndikimet dhe veçmas tek Ndre Mjeda.
Në kontekst të studimit të kësaj problematike po përmendim këtu se, në revistën”Shejzat”, nr. 3-4, viti 2024, studiuesja Brikena Smajli i referohet dhe citon studimin me titull:
Letërsia shqipe sipas Giuseppe Gradilones të Isak Ahmetit(botuar te Fjala, shih cit. më lart).
Një hollësi shumë interesante dhe e rëndësishme në studimin e saj me titull:
“Në kërkim të një dialekti poetik për veprën e P.Calderon de la Barca”, Brikena Smajli, poete dhe studiuese e njohur e letërsisë së krahasuar dhe kërkuese shkencore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka trajtuar drejtpërdrejt në kontekstin e studimit të Giuseppe Gradilones dhe krahasimit Mjeda-Calderon. Në kontekst me këtë, fq. 134-136, B. Smajli përmend artikullin e Isak Ahmetit:
“Njëmendësia e iluzioni”, botuar në gazetën Rilindja, me 14 prill 1973.Vëren se Isak Ahmeti debaton me G Gradilonen për raportet e Ndre Mjedës dhe Calderonit. Studiuesja në fjalë le konsideron analizën e Isak Ahmetit më të thelluar se trajtimin e Gjergj Zhejit.
B. Smajli ka analizuar edhe dallimin ndërmjet konceptit të jetës të Calderonit dhe të Mjedës. Në lidhje me këtë ajo ka cituar edhe dy shkrime të tjera të Isak Ahmetit:
1. Letërsia shqipe sipas Giuseppe Gradilones (Fjala, nr. 1/1971) dhe
2. “Ndre Mjeda dhe Andrra e jetës”, Flaka e vëllazërimit, 3 dhe 5 nëntor 1971.
V. Në përmbyllje
Duke u marrë me Historinë e hershme të kritikës shqiptare ndaj Giuseppe Gradilones, kuptojmë se kush ishte Giuseppe Gradilone dhe shkrimet e para dhe vlerësimet e studiuesve shqiptarë për veprën e tij:
Studi di letteratura albanese, që është një kontribut dhe jo pak i rëndësishëm që mundëson njohjen e qasjeve të ndryshme të letërsisë sonë si dhe njohjet e kufizuara të disa studiusve tanë në lidhje me letësinë tonë!…
Duke u mbështetur në disa vlerësime të përgjithshme kuptojmë se G.Gradilone ishte studiues i albanologjisë dhe letërsisë shqipe, i njohur për interesimet e tij ndaj letërsisë, poetikës dhe zhvillimit të letërsisë shqiptare si dhe për qasjen krahasimtare ndërmjet letërsisë shqipe dhe asaj italiane dhe evropiane.Rëndësia e tij qëndron edhe në faktin se letërsinë shqipe e trajtoi edhe në një kontekst më të gjerë të kulturës dhe të traditës evropiane.
Është vlerësuar si filolog, si kritik letrar për analizat estetike, stilistike dhe krahasimtare. Është dalluar si studiues i letërsisë shqipe sidomos për trajtimin e autorëve arbëreshë dhe shquptarë në kontekst evropian. Është dalluar edhe si studiues i traditës klasike, për hulumtimin e ndikimeve të letërsisë greke, latine dhe italiane te shkrimtarët shqiptarë.
Është për t’u theksuar këtu se veprimtaria e Giuseppe Gradilones nuk është pranuar pa diskutime. Nuk është pranua as nga unë që nga vitet e 70-ta kur edhe kam bërë shkrimin e parë për të. Nuk është pranuar as nga studiuesit e tjerë siç është p.sh. Mark Gurakuqi. Nuk janë pranuar interpretimet e Gradilones për Mjedën sidomos ndikimet e poetëve italianë Pascoli dhe Karducci. Disa përfundime të tij, edhe sipas vlerësimeve të Mark Gurakuqit, kanë qenë të nxituara!…
Pavarësisht nga sa u tha, Giuseppe Gradilone zë një vend të rëndësishëm në studimet filologjike dhe kritike të letërsisë shqipe.
Kontributi i tij meriton të shqyrtohet si për arritjet ashtu edhe për diskutimet që kanë nxitur interpretimet e tij.











