16.6 C
Tirana
E hënë, 16 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Imami kontravers Shefça, në Xhaminë, që mban emrin e njeriut që ka...

Imami kontravers Shefça, në Xhaminë, që mban emrin e njeriut që ka pre shqiptarë sikur kosa që pret barin

0
Fëmijë kosovarë në xhami

Driton Smakaj, 16 Nëntor 2018

Portalet po thonë që Xhamia e madhe ishte mbushë plot të rinj, meqë qenka kthye imami kontravers Shefça, në Xhaminë, që mban emrin e njeriut që ka pre shqiptarë sikur kosa që pret barin.

Nejse, historinë nuk mundemi me ndrrua. Deshta vetëm të them që janë dy lloje të të rinjve:
– Ata që e nxejnë karrigën duke studjuar, bëhen historianë, inxhinierë, arkitektë, ekonomistë, juristë, mjekë, agronom e shkenctarë të mirë të fushave të ndryshme, që ua sheh hajrin krejt populli.

Edhe
– Ata të rinj që vazhdimisht kanë frikë nga provimet në fakultet, kanë frikë nga librat, kanë frikë nga mësimi i gjërave më komplekse. E fatkeqësisht këta të rinj i bashkohen Shefçës, se Shefça nuk i shtin në ndonjë provim, nuk i pyet për asgjë, nuk kërkon prej tyre të bëhen profesionistë të ndonjë fushe të caktuar për me ua pa hajrin ndokush. Krejt çka kërkon prej tyre është qysh me mendua sa i bukur është XHENETI me lula edhe qysh me ëndërrua për atë botë.

Sidoqoftë, prapë është e drejtë e sëcilit me besua si të dojë edhe me jetua jetën si të dojë, natyrisht brenda ligjeve të shtetit në të cilin jetojnë. Vetëm se, të jesh një i ri i shekullit 21 dhe të lësh anash studimet e avancuara shkencore, e të dëgjosh tregime të shekullit VII-të është më tepër se absurde.

Në një debat televiziv mes një shkenctari dhe një teologu, ky teologu po i thotë shkenctarit:
– Me çka ma vërteton që SHKENCA është e vërteta e FEJA jo?

Shkenctari bëri një shpjegim epik:
“Feja ka lindur si pjesë e imagjinatës njerëzore, andaj edhe ka kundërthënie edhe mes librave të ndryshme fetarë, sepse secili që ka folur për Zotin e ka disi ndryshe në imagjinatën e tij. Për shembull nëse i marrim dhe e i djegim të gjithë librat fetarë, e humbim diturinë rreth fesë, atëherë kur njerëzit fillojnë të mendojnë për Zotin dhe të shkruajnë libra fetarë, do të ishin komplet ato libra ndryshe, do të shkruheshin komplet ndryshe.

Ndërsa, nëse djegim librat e shkencës dhe e humbim komplet diturinë rreth atyre librave, kur njerëzit do fillonin të mirreshin me studimin e natyrës, do të shkruanin librat me përmbajtje të njëjtë. Matematika nuk ndryshon, ligjet e fizikës nuk ndryshojnë, kombinimet kimike janë të njëjta, uji është H2O dhe i tillë mbetet”

Ja pse të jetosh me të vërtetën është gjëja më e bukur që njeriu mund të bëjë para Zotit. Edhe njeriu që arrin të kuptojë të vërtetën përmes studimit të natyrës, asnjëherë në jetë nuk e ndien nevojën që të ketë dikë si ndërmjetsues për t’u lidhur me Zotin. Në momentin që si njeri i lirë i kësaj bote, nuk arrini ta kuptoni Zotin vet, pa qenë pjesë e një ideologjie fetare, atëherë të jesh i bindur që nuk jeni maturuar sa duhet për të kuptuar dimensionin e universit të cilit i përkisni.

Arsyeja për të jetuar në mirëqënie, shkenca për të kuptuar natyrën ku jetojmë dhe humanizmi për të kuptuar drejtësinë njerëzore janë alfa dhe omega e avancimit dhe civilizimit në Tokë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.