15.9 C
Tirana
E hënë, 16 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Elizabeta Vrato, stërmbesa e Hajredin Beu Cakrani-, i cili mori pjesë në...

Elizabeta Vrato, stërmbesa e Hajredin Beu Cakrani-, i cili mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Elizabeta Vrato

Si shihet atdheu nga larg

Shkruan: Skënder Karaçica – Dielli

Në Çikago ishte hapë lajmi se Elizabeta Vrato, intelektuale e botës Amerikane Universitare, e diplomuar ne e NYU dhe ka magjistruar në Shkencat Politiken në Universitetin LaSale në Filadelfia. Një vajzë e re dhe e shkolluar në të gjitha nivelet universitare në Amerikë (drejtësi) dhe aktiviste e dalluar në Fondacionin Bill Klinton, ka folur me gjuhën e krenarisë së është me prejardhje të gjakut shqiptar dhe mbesa e Hajredin beu Cakrani (Fier-Berat) cili në vitin (28 nëntor 1912) qëndroi në krah të Ismail Qemalit në aktin më të lartë të historisë të shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesin e 83 delegatëve që morrën pjesë në Vlorën historike, Hajredin Beu Cakrani, nënshkrimi i të cilit edhe sot e kësaj dite qëndron në dokumentin më të renësishëm Shqiptarë, I shënjuar me shumë modesti me shkronjën “H”.

Familja Cakrani ishte familja fisnike e dinastisë shqiptare,që,në kronikat e kohës thuhet se e shkriu tërë pasurinë për çështjen e Shqipërisë të atdheut të shqiptarëve në Ballkan. Stërgjyshi i Elizabetaës ishte mik i afërt me Sami Frashërin në Stamboll, njeriun shqiptar dhe intelektuali i kohës që bëri reforma në Perandorinë Osmane dhe ishte një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare dhe për Shqipërinë, ku, përmes librave të botuara ai i dërgonte përmes Hajredin beu Cakrani për brezat shqiptarë dhe për Shqipërinë.

Për historinë dhe fatin e njerëzve që ikin nga atdheu,shkrimtari shqiptar Ismail Kadare,ndër të tjera thekson se në shkrimet e shenjta, sidomos në fillimet e (Bibles e të Besëlidhjes)dëshmohet ky synim, me renditjen e emrrave e të jetëshkrimit të shkurtër të përsonazheve të kohës. Në poezitë popullore të disa vendeve,e sidomos në atë shqiptare, thotë Kadare, takohet shpesh e njëjta dëndësi emrash e fatesh të qindra njerëzve. Tutje, shkrimtari ynë thekson se në Muzeun e Holokaustit të hebrenjve në Jeruzalem,në pjesën kushtuar fëmijve, brenda një sfere të errët që mishëron hapësirën e gjithësisë, dëgjohen ditë e natë,pambarimisht emrat e dhjetëra mijëra fëmijve hebrenj të vrarë nga të gjitha vendet e nga të gjithë popujt.

Po kështu është fati i familjes shqiptare Cakrani nga Berati, që jeta dhe regjimet pushtuese dhe së voni edhe komunizimi në Shqipëri me veshjen ideologjike të bolshevizimit përmes së cilit atdheun i jepnin dimenzionin me përmasën e Rusisë. Këtu familja e të parëve të Elizabetaa Vrato,trualli shqiptar Cakrani i tha orëve të liga të kohës së këtu është Shqipëria dhe nuk bëhet tjetër. E reja me gjak shqiptar në Çikago ka marrë mbi vete detyrën dhe amanetin e të parëve për ripërtritjen të vizionit për Atdheun Shqiptar dhe për Shqipërinë ashtu si e dëshiruan familja fisnike dhe e dinastisë Cakrani. Shkeputja nga atdheu, ikja pa kthim, ka patur gjithmonë, por në historinë shqiptare, ikja e shekullit XV në prag të natës otomane ka lënë gjurmë të pashlyeshme të arbëreshët e Italisë, ndërsa në ketë rrugëtim të Elizabetaës, dëshiron që e tërë kjo të bëhet rrezatim i pasionit të saj në brigjet e këtij atdheu që e ka emrin Shqipëri.

Përkundër “ligjeve” të pandemisë së virusit korona,një takim pune me mikun e shqiptarëve Daniel Shure, profesor Gazmend Kapllani (Katedra Albanologjike), Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica(SHSHA)në Çikago, ndër të tjera biseda mori kureshtjen tonë për Elizabeta Vrato, mbesa e familjes Cakrani në Berat dhe tërë historia në krah të Shqipërisë. Dhe, në këto çaste derisa bisdohej për mbesën shqiptare, mendja me shkoi tek poeti Jeronim de Rada, i cili për diasporën përdorte fjalët “gjak i shprishur”. Duke dendësuar dramacitetin e fjalës, poeti i madh tregoi se ishte ai vetë bir i diasporës dhe i dhimbjes së saj. Por mbesa shqiptare me gjakun e freskët është bërë sy e vesh të di sa më shumë për Shqipërinë e të parëve të saj dhe të familjes nderi i kombit Cakrani…! Një ditë, mbesa shqiptare do të niset për Shqipëri dhe në Berat do të marrë frymë shqip dhe të shohë nga afër tokën atërore dhe,krenare që është bartëse e krenarisë së familjes Cakrani.

Në dokumentet arkivore thuhet se formacionet ushtarake gjermane Nazi-fashiste i janë drejtuar qeverisë së kohës në Tiranë që të dorëzojnë hebrejtë, por ata i kanë refuzuar dhe patën vendosur që t`i mbajnë në familjet e tyre. Kjo meritë i takon Kadri Cakrani (Balli Kombëtar) cili pos tjerash për hebrejtë ua siguroj edhe pasaportat shqiptare që të depertojnë në vendet tjere në botë dhe Amerikë.

– Nje nga burimet e informacionit: http://www.thecounselorsbook.com/about-the-author/

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.