POEZIA E RAMADAN MUSLIUT NË OPTIKËN STUDIMORE TË DR. SARË GJERGJIT

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Nga: Isak A H M E T I

I. Dy fjalë në fillim

Le të theksojmë që në fillim se Ramadan MUSLIU si poet ka startuar me librin:
PARODIA E TRUPIT, Rilindja, Prishtinë, 1981. Ky libër, që ishte i rrallë n’ato vite, fatkeqësisht nuk ishte vlerësuar si duhet e sa duhet nga kritika letrare që krijohej këtu ndër ne edhe për faktin se, me ndonjë përjashtim shumë të vogël, ishim nën ndikimin e fuqishëm dhe të mbërthyer nga soc-realizmi si formacion letrar zyrtar!

Nga kërkimet që kam bërë, tek IA, del se Isak Ahmeti ka shkruar posaçërisht për poezinë e Ramadan Muliut, duke theksuar për herë të parë në kritikën letrare shqipe se ajo, përkatësisht libri:

PARODIA E TRUPIT

ishte shkruar jo vetëm nën ndikimin por edhe në frymën e poezisë teknologjike, nismëtar i parë i së cilës në Ital ishte poeti i njohur, jo vetëm n’Itali, Lamberto Pignoti(1926). Ndërsa këtu ndër ne, në Kosovë dhe në përgjithësi, ishin Isak Ahmeti dhe Ramadan Musliu, dy poetë pothuaj të të njëjtës gjeneratë dhe bashëpunërorë të ngushtë jo vetëm në fushën e letrave shqipe, që kishin shkruar poezi teknologjike…

II. Dr. Sarë GJERGJI: POETIKA E TRANSFORMIMIT NË POEZINË E RAMADAN MUSLIUT,
SHB “FAIK KONICA”, Prishtinë, 2026
Redaktor: Prof. dr. Sylë Ukshini
Recensent: Mehmetali Rexhepi

Sipas njohurive që kemi, por edhe sipas të dhënave që na i ka ofruar IA, del se me studimin e poezisë së Ramadan Musliut janë marrë kritikë dhe studiues të njohur të letërsisë shqipe siç janë: Anton N. Berishs, Petrit Palushi, Shefqet Dibrani, Agron Tufa, Isak Ahmeti, Sarë Gjergji, etj. Madje është për t’u theksur se libri më i ri studimor: POETIKA E TRANSFORMIMITNË POEZINË E RAMADAN MUSLIUT, i autorit Dr.Sarë Gjergji, shënon një moment të ri të leximit dhe vlerësimit të poezisë së Ramadan Musliut, që këto ditë pritet të dalë në dritë.

Është me rëndësi të theksojmë këtu se Dr. Sarë Gjergji, duke u marrë në mënyrë analitike me studimin dhe vlerësimin e poezisë së R. Musliit, iu ka referuar në mënyrë të veçantë tre studiuesve, dhe jo vetëm, që janë marrë me përkushtim me studimin dhe vlerësimin e jetës dhe të vepres së R. Musliut, siç janë p.sh. Petrit Palushi, Anton N. Berisha, Isak Ahmeti, etj. Duke iu referuar këtyre tre studiusve, autori i librit, Dr.Sarë Gjergji me të drejtë konstaton si vijon, citojmë: “Petrit Palushi ka bërë një vlerësim shumë të lartë për poezinë e Ramadan Musliut, ku imagjinata estetike, imazhi dhe peizazhi lirik-dramatik krijojnë një realitet të ri artistik të veçantë”.

Ndërsa Anton N.Berisha e cilëson Musliun si poet që “harton poezi të mirëfillta moderne duke e lidhë këtë tipar me një tekst që kërkon komunikim estetik aktiv me lexuesin dhe mbetet i hapur ndaj shumëkuptimësisë. Ndërkaq në leximin dhe vlerësimin e Isak Ahmetit, shkruan Dr. Sarë Gjergji, Parodia e trupit e R. Musliut është vlerësuar si dëshmi e hershme e një krijuesi serioz, të veçantë dhe modern dhe e lidhë risinë e tij me procedurën moderne dhe postmoderne, dendësinë figurative dhe riaktivizimin poetik të shenjave të gjuhës dhe trupit…

Për më tepër, ky libër, siç e ka thënë edhe vetë autori, është rezultat i një leximi të zgjeruar të poezisë së Ramadan Musliut dhe përpjekjes për ta parë krijimtarinë e tij përtej vëllimeve të vrçanta.Në qendër të këtij studimi monografik janë pesë librat poetikë, të botuar në një kohë prej katër dekadash. Në këtë studim monografik që është i rrallë në mjedisin tonë kulturor, teksti poetik ka qenë pika kryesore e referimit. Literatura kritike dhe qasjet kritike që ka përdorë studiuesi, Dr. Sarë Gjergji, janë përdorë si ndihmë në ndriçimin e veprës jo si skema brenda të cilave poezia duhet të përshtatet.

III. Përmbajtja e librit

LIbrin e tij në fjalë, autori e ka strukturuar në XX kapituj dhe përmbajtja e tij është si vijon:
Një lexim i poetikës së Ramadan Musliut nga PARODIA E TRUPIT te

GENDJA NEUTRALE

I. Parodia e trupit:anatomia e një bote të çrregulluar,
II. Shqisa e gjashtë:perceptimi si krizë dhe zgjerim,
III. Pasqyra e të rrëfyerit: shenja, krijimi dhe kriza e vetëreflektimit,
IV. Në zemrën e gjërave:materialiteti, plakja dhe estetika e sendit
V. Gjendja neutrale: poetika e kujtesës dhe e pezullimit në fazën e vonë,
VI. Boshtet e mëdha të poetikës së Musliut,
VII. Evoluimi i subjektit lirik: nga ekspozimi te destilimi,
VIII. Forma:sintsksa, vargu, montazh dhe ritmi,
IX. Historia, kultura dhe identiteti pa retorikë monumentale,
X. Poetika e transformimit: një sintezë,
XI. Hapësira poetike:shtëpia, dhoma, kopshti, pylli dhe qyteti,
XII. Lexime të afërta:pesë poezi, pesë mënyra të ndërtimit të kuptimit,
XIII. Ëndrra, gjumi dhe vdekja:tri regjime të kalimit,
XIV. Fëmijëria dhe kthimi:kujtesa para nostalgjisë,
XV. Nga modernizmi te vetëdija personale, pa humbur boshtin etik,
XVI. Vlera e ciklit dhe arkitektura e librit,
XVII. Për një vendosje kritike të krijimtarisë,
XVIII. Bestiari i brendshëm: zogu, peshku dhe kafsha si forma të vetëdijes,
XIX. Uji,zjarri,hiri dhe kristali: imagjinata materiale,
XX. Pesë vëllime, një sistem: vijueshmëria dhe ndryshimi,
Përfundimi: poezia si shqisë e rezistencës
Bibliografia
Shënime për autorin.

IV. Në përmbyllje

Në përmbyllje të këtij shkrimi le të ritheksojmë se monografia studimore:Poetika e transformimit në poezinë e Ramadan Musliut është një studim i gjerë kritik dhe me shumë vlera mbi poezinë e Ramadab Musliut. Libri ofron një analizë dhe shqyrtim tërësor të zhvillimit të poetikës së tij, nga librat e parë deri te krijimtaria e vonshme. Ç’është e vërteta, kjo është monografia e parë dhe më plota deri më tash,ku është marrë në shqyrtim, në mënyrë tërësore, krijimtaria poetike e Ramadan Musliut. Në këtë studim është analizuar poezia e tij, vijimësia dhe transformimet e saj tematike, estetike dhe poetike nëpër kohë, nëpër dekada.

Ky projekt, siç ma ka thënë autori në një ndejë miqësore, është konceptuar si pjesë e parë e një pune më të gjerë studimore për veprën e Ramadan Musliut.

Le të shpresojmë se pas një kohe do e kemi edhe monografinë tjetër të këtij studiuesi elitar dhe ambicioz kushtuar studimeve kritike, estetike dhe publicistike të Ramadan Musliut.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit