17.7 C
Tirana
E martë, 29 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Edi Rama: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju...

Edi Rama: Nuk ka bir nëne të ketë një provë që ju kam marrë një qindarkë

0
Silvana Begaj
Silvana Begaj

Nuk ka bir nëne që nuk e di se nën drejtimin tuaj krimineli u bë zyrtar, mik i pushtetit dhe përfitues i tenderave publikë.

Nuk ka bir nëne që nuk i ka parë skandalet, dosjet e SPAK-ut, AKSHI-n, Ergys Agasin, ministrat, kryebashkiakët e drejtorët që kanë përfunduar nën hetim apo akuzë e së fundmi SHISH!

Ju thoni: “Nuk ka bir nëne që provon se kam marrë një qindarkë.”

Por Kryeministri nuk paguhet vetëm për të mos vjedhur vetë (duke ju prezumuar ashtu si e quani veten). Paguhet për të drejtuar shtetin dhe për të mbajtur përgjegjësi për pushtetin që ndërton dhe drejton.

Nuk mund të jeni ju merita për çdo sukses, ndërsa për çdo skandal fajin ta ketë gjithmonë dikush tjetër.

Prandaj, këto fjalimet patetike e frymëzuese, me dorën në zemër, poza morali dhe fjalë pompoze, na i kurseni.

Pas kaq vitesh në pushtet, nuk mjafton më: “Nuk dija. Nuk pashë. Nuk mora.”

Shqipërisë i duhet përgjegjësi politike. Dhe përgjegjësia fillon nga maja.

✍🏽 Silvana Begaj

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.