20 C
Tirana
E martë, 22 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Vit pas viti…

Vit pas viti…

0
Rexhep Çullhaj

Poezi nga Rexhep Çullhaj

Katër stinë ka çdo vit…
12 muaj ikin,
365 ditë mbarojnë dhe një vit tjetër
na ngjitet mbi supe.

Dimri çan rrugët, plasarit muret, copëton asfaltin.
Pranvera na kujton se sa i bukur është vendi ku jetojmë:
pemë, gjelbërim, natyrë që të mbush sytë.
Pastaj vjen vera… Nxehtësi, thatësirë dhe përsëri zjarr e zjarrvënie.
Në male, në pyje, kudo.
Dikush me qëllim, dikush nga pakujdesia…
dhe flakët marrin atë që natyra kërkon vite për ta krijuar.

Dhe lind pyetja
Çfarë po bëjmë me vendin tonë?
Një vend kaq i bukur e i mrekullueshëm,
që dita-ditës po shkërmoqet jo nga mungesa e bukurisë,
por nga mungesa e kujdesit dhe përgjegjësisë sonë.

Katër stinë do të vijnë përsëri.
Por nëse vazhdojmë kështu,
a do të kemi ende çfarë të shohim në pranverë?

Natyra nuk na përket.
Ne i përkasim asaj.
Dhe ajo që nuk e ruajmë sot,
nesër mund të mos ekzistojë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.