Milazim Zeqiraj
Dita agoj me Lediten
Kur agoi dita,
në jetë erdhi një engjëll,
me emrin Ledita.
Si një zog i vogël,
plot ëmbëlsi,
zemrat na i mbushi me dashuri.
Në gjoksin e mamit qetë pushon,
në duart e babit ëndrra ëndërron.
Me buzëqeshjen si rreze dielli,
çdo ditë prindërve jetën ua zbukuron.
Ledita në jetë erdhi duke qeshur,
në fillimin e një dite të re,
si një zog që këndon
mbi degët e trëndafilit.
Prindërit shumë i gëzove,
shtëpinë me dritë dielli e mbulove.
Me ardhjen e Ledites,
erdhi gëzimi,
erdhi dashuria.

Zogu dhe Ledita
Në agun e ditës së re,
një zog i vogël,
në degën e lisit pranë dritares,
vajin e parë të Ledites e dëgjoi.
Shpejt fluturoi aty,
me këngën e tij të ëmbël
Lediten provoi ta qetësojë.
Ciu, ciu-ciu,
ciu-ciu-ciu,
këngën ngadalë e këndon.
Kur këngën e mbaroi,
me Lediten nisi të bisedojë:
Edhe unë,
pak ditë më parë,
në jetë kam ardhur.
Në fillim prindërit më ndihmonin,
më ushqenin çdo ditë
dhe më mësonin të fluturoja.
Ciu, ciu-ciu,
ciu-ciu-ciu,
këngën përsëri e këndon.
Tani jam rritur
dhe pa frikë fluturoj,
nga dega në degë
me gëzim këndoj.
Ciu, ciu-ciu,
ciu-ciu-ciu,
këngën përsëri e këndon.
Edhe për ushqim
nuk kam shumë nevojë,
deri diku vetë i siguroj.
Ciu, ciu-ciu,
ciu-ciu-ciu,
këngën përsëri e këndon.
Kur lodhem nga fluturimi,
ulem mbi degën e lisit,
pushoj i qetë,
këngën time përseri e këndoj.
Ciu, ciu-ciu,
ciu-ciu-ciu,
kënga ime në lis është jehonë.
Kur këngën e mbaroi,
kthehem në fole,
se prindërit nuk dua ti shqetësoj
Ciu, ciu-ciu,
ciu-ciu-ciu,
përherë me gëzim e këndoj.
Çdo ditë, pa pritesë,
nga dega në degë fluturoj,
në qiellin e kaltër
pa frikë luaj e këndoj.
Me zogjtë e tjerë të lagjes
bashkë këngën e këndojmë,
si një kor i vogël
qiellin e gëzojmë.
Ciu, ciu-ciu,
ciu-ciu-ciu,
këndojmë të gjithë sebashku në harmoni.
Ëndrra e zogut
Leditë,
rritu me gëzim e dritë,
se një ditë bashkë do të fluturojmë,
nga dega në degë,
nën qiellin e kaltër,
në erën e lehtë,
bashkë do të vallëzojmë e do të fluturojmë!
Ciu, ciu-ciu,
ciu-ciu-ciu,
këngën e lehtë bashkë do ta këndojmë.

Përgjigjja e Ledites
Ledita me sy,
zogun e shikoi
dhe me buzëqeshje të leht,
zogut i tregoi:
O zog i mirë,
pa mamin dhe babin
unë nuk mund të jetoj.
Por edhe kur të rriëm unë nuk fluturoj,
se unë jam fëmijë e nuk jam zog.
Por kur të rritem,
në ëndrrat e mija fluturoj,
edhe pse zog nuk jam.
Unë jam njeri,
ti je zog.
Ti fluturon në qiell,
unë ty nga toka të shiqoi.
Dhe Ledita qeshi,
zogu këngën e vazhdoi:
Ciu, ciu-ciu,
ciu-ciu-ciu,
këngën e vazhdoi.
Lediten zogu e kuptoi
dashuria na bashkon,
edhe kur secili
në botën e vet jeton.
30 Korrik 2026











