(Rikthimi i kujtesës)
Nga: Isak A H M E T I
Në vitet e 70-ta Mon Nikollë Mini, famullitar në Kishën e Prizrenit, pat nxjerrë në dritë revistën fatare-kulturore “Drita”. Drejtor përgjegjës Mons Mikollë Mini, ndërsa kryeredaktor Dom Damjan Kurti. Redaksia e revistes në fillim ishte si vijon:
II. Unë isha jo vetëm lektor gjuhësor
Që në fillim të botimit të kësaj reviste, Mons Nikollë Mini mua me pat angazhuar si lektor gjuhësor dhe si bashkëpunëtor, meqë ai kishte një konsideratë të veçantë ndaj meje qysh n’ato vite… Në ato vite, më kujtohet si sot, Dom Mark Sopi&Damjan Kurti patën filluar ta botonin, pa lekturimin tim, në vazhdime, fejtonin me titull:
MARTIRËT E BINÇËS DHE STUBLLËS… Unë menjëherë pata reaguar te Mons Nikollë Mini dhe i pata sugjeruar një titull më ndryshe: Martirët e Stubllës…
Sugjerimi im u përfill me mirëkuptim dhe shumë dashamirësi!
III. Imzot Nikë Prela ipeshkëv sedidatus i Kosovës
Me emrimin e Imzot Nikë Prelës për ipeshkëv sedi datus të Kosovës, revistën “Drita” e drejtoi Imzot Nikë Prela, ndërsa për kryeredaktor u emrua Dom. Lush Gjergji i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përgatitjen dhe botimin e revistës në fjalë. Ndërsa unë vazhdova për dekada të jem jo vetëm lektor i “Dritës” por edhe bashkëpunëtor i “Dritës” me pseudonimin Shpend SHPATA.
Por edhe i botimeve të “Dritës” dhe botimeve liturgjike. Madje me kërkesën e Dom Simon Filipajt isha edhe njëri nga lektorët kryesorë gjuhësor edhe i Biblës së përkthyer të Dom Simon Filipajt, botuar me 1994. Për më tepër, me Dom Simon Filipajn njiheshim nga afër dhe kishte një konsideratë të veçantë ndaj meje si njohës i gjuhës dhe terminologjisë biblike! Shi për këtë kishte propozuar dhe inzistuar që unë të jem lektor gjuhësor.
Është me rëndësi t’i njohtoj lexuesit e mi se para se të botohej Bibla (1994), në tetorin e vitit 1993 kemi mbajtë një mbledhje në Zyrën e Famulisë së Shën Jozefit në Stubëll ku kemi qenë prezentë: Dom Lush Gjergji (në cilësinë e redaktorit), Dom Simon Filipaj, përkthyes i Biblës integrale në shqip, unë si lektor gjuhësor dhe njohës i mirë i terminologjisë biblike dhe Dom Rrok Gjonlleshaj (famullitar në Stubëll).
Në këtë mblefhje të përbashkët patem marrë “vendim” unanim, të prerë: të botohet sa më parë teksti integral i Biblës, i përkthyer nga Dom Simon Filipajt dhe ashtu ndodhi!
IV. Ribotimi i Biblës – i kontestuar nga unë dhe pse?
BIBLA, e përkthyer dhe shtjelluar nga Dom Dimon Filipaj është ribotuar në Tiranë më 2005, por, çuditërisht, pa emrat e lektorëve gjuhësorë, pra edhe pa emrin tim. Prandaj shi për këtë arsye unë kam reaguar publikisht, kam reaguar hapur dhe kundër:
1. Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë,
2. Arqipeshkvisë së Tivarit,
3. Ipeshkvisë së Prizrenit dhe
4. Shoqërisë Biblike Ndërkombëtare të Shqipërisë.
Këtu në vijim po e ripostoj letrën time të hapur në lidhje me ketë:












