24.7 C
Tirana
E premte, 21 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj PËR SHKAK TË SKANDALIT SEKSUAL ÇMIMI “NOBEL” PËR LETËRSI PËR VITIN 2018...

PËR SHKAK TË SKANDALIT SEKSUAL ÇMIMI “NOBEL” PËR LETËRSI PËR VITIN 2018 NUK U NDA

0
Nobel Prize

Xhelal Zejneli Xhelal Zejneli

Në vitin 2018, Akademia Suedeze e cila e zgjedh fituesin e çmimit “Nobel” për letërsi,  njoftoi se në vitin 2018 ky çmim nuk do të ndahet. Vendimi erdhi mes një krize që e tronditi Akademinë. Kriza lindi nga hetimi për ngacmim seksual ndaj fotografit francez Zhan-Klod Arnol (Jean-Claude Arnault, 1946- ), bashkëshort i anëtares së Akademisë Katerina Frostenson (1953- ). Fituesit e Nobelit për dy vitet do të shpallen në vitin 2019.

Akuzat kundër Arnault u shfaqën në nëntor të vitit 2017. Për vendimin që të mos  përjashtohet Frostenson-i, tre anëtarë të jurisë prej 18 anëtarësh japin dorëheqje. Drejtori artistik Arnol (Arnault) akuzohej gjithashtu për zbulimin e emrave të shtatë fituesve të mëparshëm.

“Anëtarët e Akademisë Suedeze janë plotësisht të vetëdijshëm për krizën e kapluar. Kthimi i besimit kërkon një investim afatgjatë për ndryshime. Para se të shpallet laureati i ardhshëm, mendojmë se na duhet kohë për ta rikthyer besimin e publikut ndaj Akademisë. E bëjmë këtë nga respekti për laureatët e mëparshëm dhe të ardhshëm, për Fondacionin Nobel dhe për publikun e gjerë” tha sekretar i përhershëm i Akademisë,  shkrimtari dhe profesori i letërsisë në Universitetin e Stokholmit Anders Olsson (1949- ).

Kah mesi i prillit, nga pozita e saj dha dorëheqje Sara Danius (1962-2019) – duke shkaktuar zemërim në Suedi për shkak se ajo po merrte përgjegjësinë për sjelljen e keqe të burrit. “Akademia suedeze duhet të jetë një forcë që kundërshton publikisht marrëdhëniet anakronike të pushtetit ose deklaratat që poshtërojnë gratë”, tha Danius me këtë rast.

Shënim: Sara Maria Danius (1962-2019) ishte kritike letrare suedeze,filozofe dhe studiuese e letërsisë, profesoreshë e estetikës në Universitetin Sódertórn, docente e letërsisë në Univeistetin e Upsalës (Uppsala) dhe profesoreshë e shkencës mbi letërsinë në Universitetin e  Stokholmit.

*   *   *

Ndërkohë, prej gjithsej 18 anëtarëve, në juri mbetën vetëm 10 anëtarë aktivë. Akademia njoftoi se në periudhën vijuese do të punojë për të emëruar anëtarë të ri dhe për të bërë ndryshime në statut .

Që nga themelimi në vitin 1901, çmimi “Nobel” është pezulluar shtatë herë, por asnjëherë për ndonjë skandal seksual. Gjashtë herë është pezulluar për shkak të Luftës I Botërore dhe Luftës II Botërore. Çmimi “Nobel” nuk është ndarë as në vitin 1935. Arsyet nuk janë sqaruar kurrë.

*   *   *

Laureatë të çmimit “Nobel” për letërsi për vitin 2019 ishte romancieri, dramaturgu, përkthyesi, poeti, regjisori dhe skenaristi austriak me prejardhje gjermane-sllovene Peter Handke (Griffen, Austri, 1942- ). Çmimi iu dha “për veprën me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore e ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore.”

Shënim: Handke njihet si mbështetës i kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviqit (1941-2006). Një pjesë e opinionit ndërkombëtar, përfshi shqiptarët, kroatët, boshnjakët etj.,  nuk janë pajtuar me vendimin e Komitetit Suedez që çmimi “Nobel” t’i jepet atij.

*   *  *

Çmimi Nobel për letërsi i vitit 2018 u shty për një vit për shkak të një skandali seksual Bashkëshort i anëtares së Akademisë Suedeze, poete dhe shkrimtare suedeze Katarina Frostenson (Alma Katarina Frostenson Arnault; Stokholm, 1953- ) ishte Zhan-Klod Arnol (Jean-Claude Arnault, Marsejë, Francë, 15.08.1946). Në shator të vitit 2018 Gjykata e Qarkut e Stokholmit e dënoi atë për përdhunim me dy vjet e gjashtë muaj burg. Për këtë arsye, ndarja e Nobelit për vitin 2018 u shty për një vit. Nën trysninë e publikut, Katarina Frostenson dha dorëheqje nga të qenët anëtare e Akademisë.

Ajo ka qenë anëtare e këtij institucioni në vitet 1992-2019. Në vitin 2003, në shenjë mirënjohjeje për shërbimet e saj në letërsi, ishte shpallur në Francë Kavaliere e Legjionit të Nderit  Akademia Suedeze u ballafaqua me krizë. Lindën akuza për konflikt interesi dhe për rrjedhjen e emrit të fitueses së çmimit Nobel. Publiku e humbi besimin ndaj Akademisë.

Frostensoni-i u tërhoq. Ngjarjet shkaktuan krizë në institucion që përfshinte edhe fjalët  për konflikt interesi dhe për rrjedhjen e emrave të fituesve të çmimit “Nobel”. Kjo ndikoi që publiku ta humb besimin ndaj Akademisë.

Çmimi Nobel i vitit 2018 u nda në vitin 2019 – Çmimi i shkoi shkrimtares, veprimtares dhe intelektuales më të vlerësuar polake Olga Tokarçuk (Olga Nawoja  Tokarczuk; Sulechów, Poloni, 1962- ) “për shkak të narracionit imagjinues i cili me pasionin enciklopedik pasqyron  kalimin e kufijve si formë të jetës.”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.