Identiteti ynë dhe nëpërkëmbja e tij?!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Vështrim

Identiti ynë para së gjithash është mbrojtja e kombëtarizmës, e jo diçka që shitet në pazar siq po mendojnë disa. Ata të cilët që shumë kohë po kalojnë nëpër institucione, dhe nuk janë të gjendje të mbrojnë shtetin dhe kombin, nuk e kan vendin në vëndimarrje. Nese dikush nga elitat mendon të këtë një popull pa kujtime, një identitet pa asnjë peshë, pa plagë dhe pa një histori, nuk mund të quhet ndryshe vetëm -mëkatar i kombit. Vetë ulja në Parlament nënkupton së duhet të pushon mendimi së qeni një mendim privat…

Skënder MULLIQI

Është e trishtueshme të mendohet së identiteti shqiptar të reduktohet ne diqka të pa vlerë. Shqiptarët kanë histori ndër shekuj më radhë në fitore, humbje, në ikje, në lutje dhe në gjak, dhe pastaj në shekullin njëzet e një u përball me disa njerëz të cilët dashur apo pa dashur po e nëpërkëmbin identitein tonë. Kjo është marrezi, poshterësi dhe tradhëti. Shqiptarët u përballën më fakte historike. Trojet etnike janë vendet ku populli shqiptarë mësoi të ishte një popull.Identiteti ynë nuk u farkëtua në sallone, ai u krijua ndërsa fshtarat dhe qytetet digjeshin, vriteshemi për lirinë e trojeve etnike. U formua më shumë gjak shteti i dytë i shqiptarëve ne Ballkan-Kosova. Këtë duhet të dinë mirë deputetet e trishtuar pas posteve dhe privilegjeve që sjellë politika.

Identiteti ynë nuk duhet të harrohet ndër breza. Parlamentarët sikur kanë harruar së Kuvendi është vendi ku përpos ligjeve të miratuara, merren edhe vendime historike në mbrojtje të shtetit dhe të kombit? Identiti ynë para së gjithash është mbrojtja e kombëtarizmës, e jo diçka që shitet në pazar siç po mendojnë disa. Ata të cilët që shumë kohë po kalojnë nëpër institucione, dhe nuk janë të gjendje të mbrojnë shtetin dhe kombin, nuk e kan vendin në vëndimarrje. Nese dikush nga elitat mendon të këtë një popull pa kujtime, një identitet pa asnjë peshë, pa plagë dhe pa një histori, nuk mund të quhet ndryshe vetëm – mëkatar i kombit. Vetë ulja në Parlament nënkupton së duhet të pushon mendimi së qeni një mendim privat. E për fat të keq kemi zëra të tillë.

Identiteti kombëtar nuk mund ti përshtatët një interpretimi të një debati televiziv apo të ndonjë paraqitje tjetër në opinion e gjerë publik. Kjo ndjenjë nuk mund të jetë ndjenjë normale. Me këto mendime hiq të mira, do të kemi një Kosovë, e cila nuk do të ishte moderne. Aspak! Do të ishte e amputuar. E gjymtuar. Kjo nuk do të ishte një Kosovë që përparon, do të ishte një Kosovë që ka frikë nga historia e vet, por edhe nga kockat e veta. Një reduktim i identitetit kombëtar, nuk i nevoitet askujt. Kjo është hapësirë që nuk është e jona.Pikërishtë këtu pasqyrohet trishtimi i vërtetë.

Një popull që nuk ka më askënd që të mbajë peshën e historisë së vet, bëhet një popull që ngadalë por me siguri pushon së njohuri veten. Është veçanërisht e trishtueshme ajo çka po ndodhë që shumë kohë në Parlamentin tonë, në një organ që duhet të jetë një vend ku populli pasqyrohet në plotësinë e tij. Me veprime të dyshimta në paralement në fakt edhe hiqet identiteti si përfaqësues i popullit. Nese sitemi nuk largon njerëzit e tillë mbetet i sëmuar terminalisht. Është më së e nevojshme dekonatminimi i gjuhës së tillë politike në organin më të lartë të shtetit, por edhe në media.

Duhet të mbretëron kombëtarizma dhe zëri i Kosovës moderne.Nese veprohet ndryshe në vazhdimësi, atëherë do të jetë mjerimi më i madh. Pyetja është së çfarë po i ofrohet kujtesës kolektive ? kjo pushon të jetë më çështje e një politikani. Identitei ynë nuk është diqka që mund të vishet. Çdo përballje në Parlament duhet të jetë e kujdesshme që mos të lëndon në asnjë mënyrë identitetin tonë. Sepse më nuk do të mbetej një Kosovë e mirë. Shqiptarët kan mbijetuar okupimet e ndryshme shumë të egra, kan mbijetuar luftërat, epidemiët, migrimet dhe humbjet, dhe do të përballojnë çdo tentim të kushdo qoftë të mendon të nëpërkëmb identitetin dhe çënjën tonë kombëtare…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit