26.7 C
Tirana
E enjte, 23 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Simiqi me retorikë nxitëse, zbatimin e ligjit po e paraqet si “spastrim...

Simiqi me retorikë nxitëse, zbatimin e ligjit po e paraqet si “spastrim etnik”

0
Gurakuq Kuçi

Foto: Dr. Gurakuç Kuçi
Octapus - Universum - Kuçi

Ju lutëm keni vëmendje tek deklarata e Simiq për thirrje në luftë, më poshtë është komenti im rreth kësaj deklarate.

Si është e mundur që shteti që ka kryer spastrimet etnike më të rëndat në Ballkan gjatë viteve ’90, sot ta përdorë më së shumti termin “spastrim etnik” për ta paraqitur veten si viktimë dhe për ta arsyetuar tërheqjen e tij në një luftë të re?

Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe dhe deputet në Kuvendin e Repubilkës së Kosovës, në një intervistë për median serbe PINK, deklaroi sot se: “…qëllimi është që Serbia me çdo kusht të tërhiqet në ndonjë konflikt…”. Një deklaratë e tillë nuk lëshohet për publikun pas ndonjë përplasjeje të madhe apo kërcënimi ushtarak, por në një rast ku po zbatohet një vendim administrativ për rrënimin e 11 objekteve pa leje të ndërtuara pranë liqenit të Ujmanit.

Kjo deklaratë e Simiqit vjen vetëm pak ditë pasi Snezhana Paunoviq, ministre në Qeverinë e Serbisë, rrëshqiti dhe nxori në pah mendësinë e vërtetë që vazhdon të ekzistojë brenda pushtetit serb. Ajo deklaroi se, “po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit më 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”.

Ndërkohë, reagimi i kryeministrit serb Gjuro Macut nuk ishte dënim i idesë së spastrimit etnik të shqiptarëve. Ai vetëm deklaroi se i ka thënë Paunovicit “se deklaratat në atë kuptim nuk ishin të pranueshme”. Pra, problemi për të nuk ishte përmbajtja e deklaratës, por fakti që ajo mund të paraqitej si politikë zyrtare.

Në Kosovë tashmë prej vitesh ndalohen ose rrënohen ndërtime pa leje në zona me interes të veçantë dhe rëndësi ekologjike, si në Batllavë, Prevallë, Sibovc dhe zona të tjera. Në Rugovë, vendimi për ndalimin e aktiviteteve ndërtimore shkaktoi pakënaqësi dhe protesta të banorëve, të cilët e quajtën vendimin të padrejtë dhe diskriminues. Megjithatë, askush nuk e quajti “spastrim etnik”.

Pra, Serbia njëkohësisht e artikulon spastrimin etnik si zgjidhje ndaj shqiptarëve dhe e përdor të njëjtin term si akuzë ndaj Kosovës kur institucionet e saj zbatojnë vendime administrative.

Veprimet ligjore Serbia synon t’i etnizojë. Rrënimi i 11 objekteve pa leje pranë Ujmanit na konfirmon se Beogradi ka një strategji lufte me plane realizimi aftashkurt dhe atë synon ta realizojë përmes luftës hibride, sulmeve terroriste apo “ndryshimit të rrethanave gjeopolitike”.

Stabilokracia, e cila ka forcuar Hitlerin dhe Putinin, sot po e bën të njëjtën gjë edhe me Vuçiqin dhe Serbinë.

Gurakuç Kuçi: Profesor në Kolegjin Universum dhe bashkëpunëtor i jashtëm në ISLH “OCTOPUS”

Dr. Gurakuç Kuçi
– Professor at UNI College
– External Collaborator at Institute for Hybrid Warfare Studying “OCTOPUS”
+383 (0) 49 765 307
X  Facebook Linkedin

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.