28 C
Tirana
E mërkurë, 1 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Kalkulantët bashkëpjesëmarrës në rrënimin e LDK-së!

Kalkulantët bashkëpjesëmarrës në rrënimin e LDK-së!

0
Lumir Abdixhiku - Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa, 01.07.2026

Lajmi i mirë për LDK-në do të ishte sikur pas përfundimit të takimit ‘konultues’ të kryetarit Abdixhiku me kryetarët e degëve, të dilnin me komunikatën, se nga nesër fillon procesi i brendshëm zgjedhor në LDK, e jo të thuhet se nga sot fillon debati në LDK!

Statuti elastik i LDK-së, shpëtim për dështakët politik

Debati në LDK është i hapur që nga Kuvendi i VI apo kuvendi i karrigeve, nga Kuvendi i VIII i katandisjes së LDK-së e deri në kuvendin e fundit më 31 janar të këtij viti, ku u përligj rrënimi i LDK-së rugoviane!

Deklarata e ‘Kolegjiumit’ të degëve të LDK-së e dëshmon kapjen e kësaj partie nga klanet dhe grupet e interesit! Nuk ka si të jetë ndryshe, kur arsyetohet humbja e thellë në zgjedhje e 7 qershorit dhe zgjedhjet e brendshme partiake prolongohen ‘përgjatë vitit 2027’, pa caktuar afatet kohore se kur do të mbahen ato!

Është interesant të thuhet, se klanorëve të LDK-së, kur ju konvenon thirren në statutin elastik të partisë, ndërsa kur nuk ju konvenon, jo vetëm që e harrojnë, e shkelin me të dyja këmbët siq është rasti i kryetarit aktualë, i cili e gëlltiti dorëheqjen e ofruar vitin e kaluar si akt moral për humbjen në zgjedhje, të cilin e kthejë në ‘mocion besimi’, ku për një fije floku i shpëtoj shkarkimit në kuvendin e ashtuquajtur të punës!

Kurse tani, pas humbjes së tretë radhazi më 7 qershor, nuk flet më për përgjegjësi politike, por për vazhdimësi të drejtimit (kapjes) të LDK-së në kundërshtim me vullnetin e elektoratit!

Kalkulantët vegla të secilit që e drejton partinë

Sikur të ishte vetëm kryetari fajtor për humbjen, kjo do të ishte e keqja më e vogël, por janë në soj tjetër i njerëzve brenda LDK-së, të cilët gjithmonë bëjnë kalkulime, si t’i ofrohen apo imponohen kryetarit të partisë, për të nxjerrë ndonjë privilegj prej tij!

Kalkulantët janë tërë kohën aktiv në rrjetet sociale, dhe ashtu siq varion politika ditore i ndryshojnë qëndrimet e tyre!

Për ta dëshmuar këtë, po e ilustroj me një shëmbull parktik: “Një figurë e lartë e LDK-së, derisa ishte Fatmir Sejdiu kryetar, në profilin e tij mbante vetëm fotot e tij! Mirëpo, pas rënjes së Sejdiut përmes puçit politik, brenda natës e rifreskon profilin e tij, duke i zëvëndësuar fotot e Fatmir Sejdiut me fotot e Isa Mustafës!

Ky soj i servilëve e kanë sjellur në këtë dergje LDK-në, në të cilën qëndrojnë vetëm formalisht për realizimin e interesave personale, kurse në zgjedhje votojnë mbase edhe votojnë për partitë rivale të LDK-së, më qëllim të hapjes edhe të një dere tjetër për kënaqjen e egos për pushtet dhe privilegje personale!

Kalkulantët politikë, sa herë që hapet debati politik në LDK heshtin dhe presin përfundimin e debatit për të treguar pozicionin e tyre në përputhje me epilogun e debatit, duke u arsyetuar në këtë mënyrë: “Unë i repektoj vendimet e organeve drejtuese të partisë”!

Thënë ndryshe pa ekuivoke, kalkulantët janë pjesëmarrës në rrënimin e LDK-së post-Rugoviane, duke mbështetur herë njërin e herë tjetrin klan për interesa personale.

Për dallim prej servilëve dhe puthadorëve të kryetarit, aktivistët dhe veprimtarët e devotshëm janë sikurse çlirimtarët që e bëjnë luftën për ideale pa asnjë lloj kalkulimi! Nuk i nënstrohen egos së askujt, nuk shiten dhe as nuk blihen në fushata zgjedhore!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.