Vështrim
— Dihet së në pushtetin e Serbisë gjendet nomenklatura komplete e krimineleve të luftës të Sllobodan Millosheviqit. Nuk ke çka pret diçka pozitive nga politikanët e sotëm në Serbi, të cilët krejt energjinë e tyre politike e kanë, se si ta pushtojnë Kosovën me luftë. Krimineli Aleksander Vuçiqi më kompaninë e kriminelëve dhe terroristëve të tjerë, dhe më prifterinj, kanë mbajtur Kuvendin Gjithëserb në Beograd, si vazhdim të projekteve për Serbi të Madhe të hartuar moti nga Vasa Qubrilloviq, SANU dhe udhëheqesi shpirtëror, Dobrica Qosiqi deri të Millosheviqi si zbatues i saj…
Skënder MULLIQI
Deklarata e Ministreshes Serbe, Snezhana Paunoviç për spastrimin e serishem etnik të Kosovës sapo të largohet KFOR nuk është diqka e re në politikën zyrtare serbe. Dihet së në pushtetin e Serbisë gjendet nomenklatura complete e krimineleve të luftës të Sllobodan Millosheviqit. Nuk ke çka pret diqka pozitive nga politikanët e sotëm në Serbi, të cilët krejt energjinë e tyre politike e kan së si më e pushtuar Kosovën më luftë. Krimineli Aleksander Vuqiqi më kompaninë e kriminelëve dhe terroristëve të tjerë, dhe më priftërinjë kan mbajtur Kuvendin Gjithëserb në Beograd, si vazhdim të projekteve për Serbi të Madhe të hartuar nga SANU dhe udhëheqesi shpirtëror, Dobrica Qosiqi deri te Millosheviqi si zbatues i saj.
Pra është e rëndësishme në këtë kohë të krizës globale të dinë të gjithë se Serbia ishte agresore dhe është agresore ndaj Kosovës dhe ishte ajo që bëri etnocid dhe urbicid ndaj myslimanëve në Bosnje dhe shqiptarëve të Kosovës, më rastin e shpërbërjës më dhunë të ish-Jugosllavisë. Serbia shkatërroj dhe dogji qytete e fshatra të shumta.Ajo vrau në masë të gjerë edhe gra, pleqë e fëmijë dhe përdhunoj vajzat tona. Ka krijuar varreza masive në qdo cep të Kosovës. Ishin të kota takimet e deritashme të krerëve më të lartë të BE-së dhe i kotë do të jetë edhe takimi i fundit i presidentit serb, Vuçiq më Makronin me motivacion për largimin e Serbisë nga ndikimi i politikës ruse, që nga shumë kush u cilësua se Makron pikërisht ka këtë synim.
Serbia është moti eleate natyrore e Rusisnë dhe më asnjë çmim nuk heq dorë nga kjo aleancë. Ajo kurrë nuk ka qenë për paqe në rajon. Është shkaktëare e problemeve të mëdha, për pushtimin e tokave të shqiptarëve. Sot, pas 26 viteve të shtëgtimit në liri shtrohet pyetja, ku jemi në më politikat tona? Moti njerëzit tanë të politikës e kan harruar luftën tonë çlirimitare. Prandaj, nuk është qudi ringritja e tezës politike nga zyrtarës të lartë serbe, Snezhana Paunoviç për spastrime etnike të ngjashme më ato të viteve te 90-ta të shekullit të kaluar.
Përçarjët e thella, si ideologjike, profitereske ashtu edhe brenda partiake, e kanë sjellë Kosovën në prag të ekzistëncës së saj. Imoraliteti dhe vjedhja kanë arritur kulmin. Ata që duhet të udhëheqin vendin merren eksluzivisht më interesat e tyre përsonale dhe interesat partiake, duke vu kështu në pëshore interesin madhor të Republikës të Kosovës. Nuk po kujdesen për ata që i kanë zgjedhur. Politikanët e kanë humbur plotësisht besueshmërinë e qytetarëve.
Është koha për njerëz të rinj që do ta dinë se cili është interesi kombëtar dhe do ta mbrojnë atë me nder. Gjithashu është koha e inkuadrimit të Kosovës në BE dhe në NATO, së ky shekull iolitikat e deri sotme kan thyer unitetin tuaj duke u përaqarë. Në këtë moment, duhet të harroni interesat tuaja përsonale dhe partiake, të qëndroni së bashku. Së bashku, ju përfaqësoni forcë politike shumë të fuqishme kur bëhët fjalë edhe për kërcënimet që po vijnë nga Serbia luftënxitëse. Pikërisht për këtë arsye, në këtë moment të vështirë, përgjegjësia historike është mbi ju.
Nëse nuk e ndërmerrni këtë hap vendimtar, jo vetëm që do të zhdukeni nga skena politike, por edhe Kosova nuk do ti këtë punët mirë. Është momentumi historic për të rikthyer nderin dhe ndërshmërinë e qiellit tonë politik, të mbroni më në fund interesat e të gjithë qytetarëve dhe ta ruani qenien kombëtare. Uluni në të njëjtën tryezë dhe bashkohuni. Harrojini mosmarrëveshjet tuaja të ndërsjella. Nëse nuk e shihni momentin dhe nuk jeni gati të mbroni interasat shtetërore dhe ato kombëtare lëshojuni rrugë forcave të reja. të cilave nuk do tju mungon guximi dhe moraliteti politik. Mos harroni së nuk do tjua falë historia në këto momente në të cilat po kalon Kosova.











