Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën

0
279
Lea Ypi - studiuese

TEMA, 9 NËNTOR 2022

Studiuesja dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi ka treguar historinë e saj personale se si autoritetet britanike kanë ndaluar familjen e saj, që të marrë një vizë për të shkuar drejt Anglisë për ta takuar atë.

Ypi tregon se jeton në Angli prej 14 vitesh, por që vëllai i saj nuk e ka vizituar asnjëherë, pasi i është refuzuar viza. Po ashtu ajo tregon se as nëna e saj, 70-vjeçe nuk ka mundur të shkonte në Britani, kur Lea ishte shtatzënë dhe kishte nevojë për të, pasi iu refuzua edhe asaj viza.

“Ideja e “meshkujve shqiptarë” të paautorizuar (a është kjo një specie e re humane?), që vijnë në Britani dhe shumë “lehtë” mund të marrin një vizë, është një shaka. Kam 14 vjet që jam në Britani dhe vëllai im asnjëherë nuk më ka vizituar, asnjëherë. Ai nuk e di se ku jetoj, ai nuk i ka parë kurrë fëmijët e mi në shkollë.

Kur aplikoi për vizë, ajo u anulua. Autoritetet nuk ishin të kënaqura me faktin që lidhjet e tij me Shqipërinë ishin “të fuqishme mjaftueshëm”. Harxhoi qindra paund duke paguar për marrjen e vizave (madje kishte shkuar edhe në kurse anglishteje). Ai nuk aplikoi asnjëherë më, sepse e ka të qartë (si çdokush prej nesh) se nëse ti je një “mashkull i ri shqiptar” është e sigurt se do të refuzohesh. Pyes veten sesa shumë para bën UK çdo vit nga refuzimi i aplikimit të vizave?

Kur lindi djali im, kisha një lindje të vështirë, që më detyroi të rrija me javë në shtrat. Kisha nevojë për ndihmë. Mamaja ime nuk mund të më vizitonte. Sepse i ishte anuluar viza.

Kishte qenë më parë në UK por unë vetë bëra një gabim, që përmenda faktin se isha shtatzënë në letrën që bëra ftesën dhe përgjigja ishte që mamaja ime “një 70 vjeçare femër shqiptare” nuk e kishte kenaqur zyrën konsullore, që qëllimet e saj ishin të një vizitoreje genuine”. Pyesni çdo shqiptar që takoni dhe do të kenë gjithsecili prej tyre një histori të tillë. Madje ka shumë të ngjarë se mund të kenë shumë të tilla”, shkruan ajo.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.