Milazim Zeqiraj
Shqipëria,
vend,
që nuk shitet.
Është
shtëpia jonë.
E askujt,
s’është plaçkë,
as pronë.
Është
jeta,
buka,
varri,
loti
dhe fryma
që ende na duron.
Me bukuri,
me male,
fusha,
e detin,
për të gjithë,
që ne,
në të
të jetojmë.
Është
diell,
mbi ne.
E ne,
duke e ruajtur,
nga dora jonë,
do të kemi
ne,
dhe brezat që vijnë.
Qershor 2026











