20.5 C
Tirana
E martë, 2 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj ANTONIO COSTA, SIPAS DEKLARATËS SË TIJ, ËSHTË REAL, TË SHOHIM PAS VIZITËS...

ANTONIO COSTA, SIPAS DEKLARATËS SË TIJ, ËSHTË REAL, TË SHOHIM PAS VIZITËS SË TIJ TË SHTETEVE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

0
Antonio Costa

Gani I. Mehmeti Gani I. Mehmeti

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë gjashtë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore, Shqipërinë, Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë.

Sipas deklaratës së tij, ai duket si një pedagog, kur përpiqet me fjalë të mira të tërheqë nxënësit e tij në dëgjim dhe në afrim rreth ligjëruesit apo mësuesit. Mirëpo, edhe në aso raste ndodh të dalë ndonjëri nga të thejë rregullat e lojës.

“Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: Angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real, ashtu siç është reale edhe mundësia për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Momenti është i favorshëm. Tani është koha për të dhënë rezultate”, ka shkruar Costa në “X”, marrë nga “Kosova Sot Online”.
Është fort mirë që Kryetari i Këshillit Europian, vetë interesohet për të gjitha shtetet e Ballaknit Perëndimor, por do të shohim sa do ia arrijë me Vuçiqin, sepse ai nuk duron t’i thuhet se Kosova është e pavarur. Kështu e kanë mësuar ndërmjetësuesit e mëparshëm për dialogun Kosovç – Serbi, Lajçak e Borell.

Këtu, te shtetet e Ballkanit Perëndimor kemi një shtet me emrin Serbi, që deri tani rregullisht ka qenë padëgjueshëm ndaj të gjithë atyre që janë përpjekur ta ofrojnë me Bashkimin Europian. E, kjo është Serbia, që ka në krye të saj kryetarin Aleksandër Vuçiqin, një bashkëpunëtor i ngushtë i Milloshweviqit, që Europa sikur ka futur veshët në lesh dhe asnjëherë nuk është marrë me të, madje edhe duke u paraqitur arrogant ndaj Europës dhe Bashkimit Europian. Ky është deklaruar sikur edhe nuk është i interesuar fare për të hyrë në BE. Dhe tani, a mund të hyjnë në një thes të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndomor, kur nuk e duan të gjitha njësoj BE-në. Serbia ia ka kthyer shpinën BE-së dhe SHBA me kohë, sepse është I orientuar kah Rusia dhe Kina, prej të cilave merr gjithçka, deri edhe armatimin më modern.

Ne të tjerët nuk jemi kundër saj, por ajo është kundër nesh, prandaj nuk mund të jemi me të, nuk shkojmë bashkë. Edhe ne jemi me BE-në, por me Serbinë janë problemet, jo vetëm nga sot. Serbia doli e padëgjueshme ndaj sanksioneve me Rusinë, madje, ajo është afruar edhe më shumë me Rusinë e Kinën prej kur sulmoi Ukranin, sepse kanë qëllime pushtuese të dyja ndaj shteteve të tjera.

Unë do të uroja Antonie Costa po mundi ta afrojë Serbinë me Bashkimin Europian,sepse këso fare, do të thotë se ajo do të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, që e ka si kusht nga BE. Por, Vuçiqin nuk kanë mundur ta ofrojnë me BE-në dy ndërmjetësuesit pro Vuçiqit, Lajçak e Borell, ndërsa Kosta, Kallas e Sorensen, do ta kenë edhe më vështirë, sepse ai nuk e pranon relitetin e ri me Kosovën, nuk i normalizon marrëdhëniet me të. Jo, sepse normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, do të thotë duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

“Costa pritet të zhvillojë takime me liderët e vendeve të rajonit për të diskutuar procesin e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme në këtë drejtim”. /Telegrafi/

Gjithsesi, ne do të urojmë Antonio Kostën, nëse arrin ta afrojë Serbinë me Bashkimin Europian. Ai ka nisur mirë me të mirët, me ata që nuk kanë qëllime hegjemoniste e pushtuese të tokave të shteteve fqinje.
Mbetet të shohim, por vështirë do ta ketë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.