14.5 C
Tirana
E dielë, 31 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj LAMTUMIR’O KAPIDAN NDOU, QI SA MẪ KOHA T’KALOJN’ E AQ MẪ I...

LAMTUMIR’O KAPIDAN NDOU, QI SA MẪ KOHA T’KALOJN’ E AQ MẪ I NDERUEM M’U KUJTUE KE TI!

0
Kapidan Ndue Gjon Marku

(Shkruar nga Mërgim Korça)

Kapidan Ndue Gjomarkaj kjè, por fatkeqsisht nuk Asht tash mâ mjes nesh! Aj kjé i tokës e i toksorve por qysh mjesnate të 4 Janarit n’prêhën t’Amshimit shpirti i Tij tash Asht kah prehet!

Me fat kjene gjith’ata qi mênçunín’ e Tij, drejtpeshimin si edhe përvojën e Tij t’madhe dijtne m’e përvetsue e m’e bâ sadopak të tynen! E pranojshin mërditort’e mêçëm si njoftsin mâ t’thêll edhe spjeguesin mâ t’përgjegjshëm të Kanunit Maleve. Nuk kje as rastësí e as se dardha i pat rae Kapidan Ndues e pjekun n’prêhën, pa të Tijin mûnd’edhe djersë. E un nuk mundem mos m’u ndalë n’skjarim të psehit kësaj cillsije qi ka çue n’përcaktim të këtij pohimi. Aj kje bir’i Kapidan Gjonit, për t’cillin Profesor Ernest Koliqi kje shprehë:

“Rrallë njeri në brêznit’e fundit paraqitej ndër ne si Gjon Markagjoni, ngjeshun me tharmet mâ dalluese të brumit t’onë ethnik. Në shoqni të tij, tue i a ndigjue kuvêndin, kishim përshtypjen se gjindemi para prototipit të rracës shqiptare, shpëtue për mrekulli prej cënimit të kohës. Si nji avull legjendash e rrethote. Edhe n’at avull ku vrumulliseshin misteret e historisë sonë plot tërnim periudhash t’errta aj, i thjeshtë në sjellje, i përkorm në fjalë, i ngulun në besim, qi ushqete në vlerën e përvojës stërgjyshore – e vetmja kulturë e tij, xjerrë prej librit të jetës dhe jo prej jetës librave – t’epte bindjen se rodi i ynë, pak i njoftun e shpesh i përçmuem, përmbledh në vetvedi ende virtyte njerzore të pazbulueme.”

E un nuk mundem mos m’ i shtue kësaj edhe dy zabitnamet e Kapidan Gjonit n’pajtim gjaqesh edhe varrësh qi në 1926 pajtoi 364 synesh, kurse përgjatë 1928-ës pajtoi edhe 258 tjerë, ndërsa historian’edhe letrarë komunistë e akuzojshin Kapidan Gjonin se Aj idhnohej se t’ardhunat e Derës Gjomarkajve po u zvoglojshin ksisoji! (????) e hidhshin ata n’krent’e popullit kët pohim t’rrêmë e doemos as nuk e xêjshin n’goje se pajtimet ishin asgjâ tjetër veç vepër e vetë Kapidan Gjonit!

E Kapidan Gjoni, tue pae se i biri i dytë i kish tâna t’dhânunat me kenë nji pinjuell i dêjë për êmnin e trashiguem, e çoi me studjue në njênin gjimnazesh mâ të dalluem t’Europës, në Terezianum – in e Vjenës, e n’vazhdim me sudjue drejtësi në Firenze, (siç kish studjue drejtësi edhe djali i madh i Kapidan Gjonit, Marku),

Qe pra se ku deshta me dalë, se si përvoja e mësimeve qi kish marrë Ndoja i ri n’odën e burrave të Kullës Gjomarkajve n’Orosh t’Mirditës, e bashkueme kjo me studime të tijat t’mirfillta në shkollat aq serioze qi ndoqi, e t’shtjellueme kto t’dyja në personin e Tij aq të drejt’e të ndershëm, nuk kishin se si mos m’e plotsue thekshëm Kapidanin e ardhshëm me u vlersue prej të mêçëmve t’Mirditës si NJOFTSI MẪ I PËRKRYEM I KANUNIT TË MALEVE!

Due m’u prûe tash nji rasë shum kuptimplote e cilla i hjedh dritë këtij personaliteti të përkryem, t’asaj familjes êmnin e s’cillës Kapidan Ndou dijti m’e naltsue edhe mâ nalt! Mbas nji vjete pune kâmbëngulse t’êmen m’e trajtue kreun e 22 të Kanunit t’emërtuem “VRASA”, t’cillin kapitull me aq balt’edhe helm e kishin mlue gjoja studjuesit’ edhe letrarët e diktaturës, i a nisi materialin e shkruem Kapidan Ndues me m’a shique me sy kritik, Mbas dy javësh puna më çoi në New York, e doemos kryesorja ishte m’u tokue me Kapidanin e m’i diskutue vrejtjet e mundëshme, (e ai kje edhe mbeti tokimi êm i fûndit me Kapidan Nduen), E un due me ju a kujtue sot dy fakte q’e përvijojnë mâ s’miri karakterin e këtij njoftësi të përkryem të Kanunit. E kishjem ndigjue pòrej gojës vetë Kapidan Gjonit kah pohote se herë mas here i ishin bâ disa “meremetime” Kanunit, gjithmonë në t’mirë të s’drejtës në kushte të reja shoqnore.

Mirpo un n’at moshë nuk muejshem m’i gjykue hollsinat, kurse Kapidan Ndou m’i pati spjegue me temel, p.sh. hjekjen prej Kanunit të kushtit virgjinisë natës parë . Por e rândësishmja qindron në faktin se në mbyllje të bisedës më tha pak a shum: “Na i kena pasë bisedue shpesh në telefon pyetjet qi kishe ti rreth temës në fjalë e prandej të thom plot gojën se nuk i gjêj asnji t’ metë trajtimit q’i ke bâ kapitullit VRASA. Edhe m’a beso se nuk e kam shqyrtue materialin si mik i êmi i afërt qi të kam. Materialin t’a kam shqyrtue si me pasë kênë bash anmik i êmi !” Besoj se vëtë ky pozicionim i Tij ndaj meje, birit të mikut të familjes Tij të nderueme, si edhe tue kênë edhe un vetë mik i Kapidan Ndout, kur vite puna n’gjykim, Ai nuk bâte kompromise. Kapidan Ndue Gjomarkaj nuk dote me dijtë se kush ishe, aj gjykote nj’ashtu si u dote gjykue e drejta!

Burra ksisoji si Kapidan Ndue Gjomarkaj, pinjuell i nderuem i Derës Gjomarkajve t’Oroshit Mirditës, sa vijn’e fatkeqsisht nji e ka nji po na rrallohen. E na sot, me krye ultë e me zêmra të trishtueme i përcjellim me lot ndër sy n’banesën e tyne t’fundit. I vetmi ngushllim për ne âsht fakti se kena m’e kujtue me respekt’e me dashtuninë e madhe q’e patme për Tê e m’u krenue se Ndue Gjomarkajn e patme Mik!

Zoti e pastë n’duert e Tija e i leht’i kjoftë dheu përmbi tê!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.