18.5 C
Tirana
E premte, 22 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Politikanët thjesht nuk e pëlqejnë zgjidhjen, atyre u pëlqen problemi!?

Politikanët thjesht nuk e pëlqejnë zgjidhjen, atyre u pëlqen problemi!?

0
Politikanët e Kosovës

Koment

Në çdo vend normal, nuk ka tregëti politike më të ardhmën e vendit. Neve na ka kapluar zemërimi, bllokadat politike, ndasitë të cilat po na shkaktojnë dëme shumë të mëdha si shtet i ri. Kjo po shkakton valë të re të zemërimit të qytetarëve të lodhur nga këto poshtërsi politike të pa fund, të cilat lidhën më jetën. Këta po na vjedhin kohën, paratë dhe dinjitetin duke na mbajtur peng të punëve të tyre burokratike, të kolltukut dhe të hajnive…

Skënder MULLIQI

Këta njerëz të politikës nuk dëshirojnë më kuptuar se sa Kosova është e rëndësishme për të gjithë. Nuk kuptojnë së stabiliteti politik, institucional dhe të rrjedhave ekonomike është nevojë urgjente. Këta kan shfaqur haptaz armiqësi pa i llogaritur pasojat që i bartin mbi supe qytetarët e këtij vendi. Janë të gjitha kushtet që ne të ishim të paktën më të lumtur. Por çfarë do të ishte politika shterpë këtu nëse nuk do të arrinte ta prishte plotësisht gjithçka? Në vend të unitetit për tema madhore partitë politike po ndahen! Politikanët thjesht nuk e pëlqejnë zgjidhjen, atyre u pëlqen problemi. Në çdo vend normal, nuk ka tregëti politike më të ardhmën e vendit. Neve na ka kapluar zemërimi, bllokadat politike, ndasitë të cilat po na shkaktojnë dëme shumë të mëdha si shtet sapo i formuar.

Kjo po shkakton valë të re të zemërimit të qytetarëve të lodhur nga këto poshtërsi politike të pa fund, të cilat lidhën më jetën. Këta po na vjedhin kohën, paratë dhe dinjitetin duke na mbajtur peng të punëve të tyre burokratike, të kolltukut dhe të hajnive. Po iu drejtohen qytetarëve më një gjuhë urrejtje të turpshme dhe të neveritshme, për të mbrojtur qëllimet e tyre meskine, të fshehura në sisteme. Kjo po ju shërben si alibi për të bërë luftën sa më të ashpër për sa më shumë pushtet dhe për para.

Këta po i mbrojnë gjithashtu agjendat e tyre, të njejtën që është ruajtur për vite më radhë. Nuk po mbrojnë hapësirën shqiptare kur dihet së kemi për fqinj një armik i cili kurrë nuk pushon kunder interesave të shqiptarëve në Ballkan. Nuk po mbrohen interesat e popullit, ata po mbrojnë pushtetin e tyre politik. Bllokada politike dhe bllokada institucionale që ka mundësi të vazhdojë edhe pas këtyre zgjdhjeve hiç të nevjshme, është duke i kushtuar vendit më miliona euro të humbuar nga BE-ja.

Ky partneritet më bashkësinë ndërkombetare po humb dita ditës gjithnjë e më shumë. Po shihet ashiqare së nuk po mendohet për formimin e institucioneve të qendrueshme, por më shumë për plaqkë. Sepse pushteti po ju sjellë përfitime të drejtëpërdrejta. Këto të dhëna dhe shumë tjera të pa thëna në këtë shkrim, flasin se duhet më në fund të zgjohen interesat për shtet dhe interesat kombëtare. Besoj shumë së shumica i kanë kuptuar tashmë këto manipulime të kësaj klase politike grabitqare, e cila mbijetesën po e kërkon në kriza.Politikanët tanë që po më duhet tu thëm politikanë pa pasur asnjë takat për politikë, të magjerpsur për pushtet si ngarkesë e vjetër, që janë duke i bërë dëme kësaj shoqëria.

Populli ka humbur shumë beteja, por ende nuk e kan humbur, dhe besoj që nuk do ta humbin luftën! Këtë zingjirë të njerëzvë të pa moral dhe të pa dinjitet politik, duhet shkëputur për ardhmërinë e brezave të rinj. Elitat politike mashtrun shumë herë popullin, duke rënë në grepin e tyre! Në vend që të krijojnë ura bashkëpunimi, këta po shkaktojnë hendeqe edhe më të mëdha, duke e ndërlikuar situatën politike dhe institucionale edhe më shumë. Po i turpërojnë gjithnjë e më shumë edhe miqët tanë ndërkombëtar, të cilët na ndihmuan që të kemi shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.