16.5 C
Tirana
E enjte, 21 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj KËRÇOVA NËN SUNDIMIN E MBRETËRISË SERBO – KROATO – SLLOVENE

KËRÇOVA NËN SUNDIMIN E MBRETËRISË SERBO – KROATO – SLLOVENE

0
Kërçova në histori

(Dëshmi, nga libri: Kërçova nëpër shekuj, 2026).

Bajram Çeliku - Bali
Bajram Çeliku – Bali

Nga BAJRAM ÇELIKU – BALI

Iku pushtuesi turk, dhe erdhi ai serb, edhe më i zi se ai turk, rrëfente gjyshi. Shtypja dhe masakra nga më të egrat që i kishte përjetuar populli shqiptar, digjeshin shtëpi, vriteshin burra, gra, pleq e fëmijë. Shqiptarët e pushtuar iu gëzuan shpalljes së pavarsisë në Vlorë nga Ismail Qemali, por hordhitë serbo barbare mësynë trojet shqiptare, dhe këtë ua mundësoi Europa shtrigë, duke përçarë trojet shqiptare për tua ndarë fqinjëve.

Me të marrë në sundim fqinjët barbarë filluan masakra të papara ndaj popullatës së pafajshme shqiptare. Në vitin 1913, serbët në rrethin e Kërçovës masakruan gati të gjitha fshatrat e Kërçovës. Në Zajaz masakruan mbi 300 veta, duke i vra, pre e djeg nëpër kasolla, dhe me kufomat e tyre mbusheshin puset nga pinin ujin. Në Cërvicë u masakruan mbi 45 veta, duke i mbuluar me dhe në dy gropa të hapura nga banorët e krishterë të fshatit fqinj Osllome, dhe kur binte shi i rrëmbyeshëm tregonte gjyshi, eshtrat e tyre dilnin mbi tokë. E ne, tregonte ai ishim të detyruar moralisht që t’i mbulonim përsëri nën dhe.

Në fshatin Qafë, u vranë e masakruan mbi 90 vetë, ku trimëri të rrallë ndaj kasapëve të Brodit në krye me Mihajl Brodin tregoi Sulltanë Qafa, e cila kur sheh babain e sajë Mazllam Qafën, me gërshërët e dhenëve sulmon nipin e Mihajlit, duke e lënë të vdekur që në atë moment. Kasapët e Mihajlit kur shohin këtë trimëreshë mali, sesi e vrau nipin e Mihajlit dhe e vrasin këte trimëreshë mali e cila me trimërinë e sajë shkruajti histori.

Sot, populli e ngriti krenare në përmendore, e cila qëndron në fshatin e saj ku ajo lindi, me gërshërët në brez. Që, ta kuptojë bota mbarë se, çfarë trimëreshash ka lindur populli shqiptarë. Le ta dijë bota mbarë se kësi trimëreshash mund të lindi ende Kërçova jonë kreshnike, e se: do të marri hakun mbi ata që do të mësyjnë Trojet tona Etnike shqiptare. Në Jagoll, thuhet se u vranë 17 veta, në Mafmute mbi 15 veta, si dhe në fshatra tjerë të Kërçovës.

Duke vërejtur këtë situatë të pasigurtë, shumë trima kërçovarë morrën malin duke dalë kaçakë mali. Duke luftuar serbin mal më mal e kep e më kep, e pushka e tyre gjithmon duke kërsit. Në këto përleshje me gjandermërinë serbe, u treguan trimat kërçovarë, si: Kalosh e Lazam Dani nga Zajazi, Sadin Selmani edhe ai nga Zajazi, Baftir Shitova, Sefer Zajazi, Dën Çeliku, Kadri Dënka, Arif dhe Selim Braçani, por i pati edhe shumë të tjerë trima…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.