18.5 C
Tirana
E martë, 19 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj BUST PËR HALIL ALIDEMËN, HOMAZH PËR VEPRËN DHE IDEALIN E TIJ

BUST PËR HALIL ALIDEMËN, HOMAZH PËR VEPRËN DHE IDEALIN E TIJ

0
Bust për Halil Alidemën

Sot në Pozheran të Vitisë, në shkollën që mban emrin e tij, u bë zbulimi i bustit të atdhetarit dhe intelektualit mr. Halil Alidema. Ky aktivitet u organizua në shenjë nderimi dhe kujtimi për jetën dhe veprimtarinë e tij të palodhur në shërbim të çështjes kombëtare.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë shumë qytetarë, bashkëveprimtarë të Halil Alidemës, familjarë të tij, si dhe personeli i shkollës. Të pranishëm ishin edhe figura të njohura të jetës publike dhe kombëtare, ndër ta edhe Ekrem Kryeziu. Një fjalë rasti mbajti kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, i cili vlerësoi lart kontributin dhe sakrificën e Halil Alidemës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Siç dihet, Halil Alidema ishte një ndër veprimtarët më të përkushtuar të çështjes kombëtare dhe njëri nga njerëzit e betuar për themelimin e UÇK-së, për të cilën punoi deri në frymën e fundit të jetës së tij. Zbulimi i bustit të tij, ndonëse me vonesë, mbetet një kujtesë dhe vlerësim i merituar për të gjithë ata veprimtarë që dhanë kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës dhe për idealin kombëtar.

1) Në këtë foto shihen Feriz Kabashi, Ekrem Kryeziu dhe bashkëshortja e tij, gjatë këtij takimi miqësor e domethënës në kuadër të këtijbaktivitetibpërkujtimor dhe kombëtar. Me këtë rast, Feriz Kabashi, një nga mbështetësit kryesorë të “Platformës për Referendum Kombëtar”, i dhuroi Ekrem Kryeziut librin e sapobotuar “Platforma për Referendum Kombëtar” të autorit Safet Sadiku. Ky libër bart një rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare, pasi autori Safet Sadiku ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të veprimtarit dhe atdhetarit Halil Alidema në fillim të viteve ’90-ta. Takimi u karakterizua nga respekti dhe vlerësimi për figurat që kontribuuan në çështjen kombëtare dhe përpjekjet e vazhdueshme për ndërgjegjësim e bashkim kombëtar.

2) Në këtë foto shihen Feriz Kabashi dhe Yllka Alidema, vajza e vogël e veprimtarit dhe atdhetarit Halil Alidema, pranë bustit të tij të zbuluar në Pozheran të Vitisë. Kjo fotografi paraqet një moment emocional dhe domethënës, që simbolizon respektin dhe kujtesën për figurën e Halil Alidemës dhe kontributin e tij të madh për çështjen kombëtare. Prania e familjarëve, miqve dhe bashkëveprimtarëve pranë bustit të tij dëshmon se vepra dhe ideali i Halil Alidemës vazhdojnë të jetojnë dhe të nderohen brez pas brezi. Ceremonia e zbulimit të bustit u shndërrua në një ngjarje përkujtimore dhe falënderuese për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

3) ) Kujtojmë këtu se në mars të vitit 2023, pra tre vite më parë, në një aktivitet kulturor e kombëtar të mbajtur në Tiranë, u promovua libri “Frymëzuesi i Lirisë” i autorit Safet Sadiku, kushtuar veprimtarit dhe atdhetarit mr. Halil Alidema.

Promovimi u mbajt më 18 mars 2023 në Tiranë, në praninë e shumë pjesëmarrësve, intelektualëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare. Libri paraqet jetën, veprimtarinë dhe përkushtimin e Halil Alidemës ndaj lirisë dhe çështjes kombëtare shqiptare, duke e sjellë atë si një figurë frymëzuese për brezat e rinj. Autori Safet Sadiku, një bashkëpunëtor i afërt i Halil Alidemës në fillim të viteve ’90-ta, përmes këtij botimi sjell kujtime, dëshmi dhe vlerësime për rolin e tij në organizimin dhe ndërgjegjësimin kombëtar. Gjatë atij aktiviteti u bë edhe prezantimi i “Platformës për Referendum Kombëtar”, ndërsa në pamje janë të ekspozuara edhe botimet tjera të autorit, si “Zërat e Krenarisë” dhe “Frymëzuesi i Lirisë”, që pasqyrojnë frymën patriotike dhe historinë e përpjekjeve për liri dhe bashkim kombëtar.

Me këtë rast e falenderoj z. Feriz Kom. Kabashi, i cili mbetet një veprimtar i përkushtuar dhe një zë i palodhur në mbështetje të çështjes kombëtare, duke dëshmuar vazhdimisht respekt dhe përkushtim ndaj figurave dhe idealeve që i shërbyen lirisë së Kosovës.

(Safet Sadiku)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.