Petrit Dibrani
Mos e ndaloni, Gjuhën tonë amtare Shqipe, sepse është frymëmarrja e shpirti ynë që na mban gjallë dhe nuk mundemi as të frymojmë e as të jetojmë pa Shqipen tonë!
E kemi të trashëguar nga t’parët tanë dhe që kur kemi lindur, prindërit na folën, edukuan dhe në shkollat e trojeve tona, Shqip mësuam.
Është amanet i ruajtur e i mbrojtur dhe përcjellur brez pas brezi, me shumë sakrificë e gjak të dëshmorëve dhe intelektualëve, që dhan jetën dhe u tretën burgjeve të armiqve tanë shekullor; që ishin e janë, ardhacak në tokën tonë!
Ne nuk harrojmë dhe për fëmijët, pasardhësit tanë, çdoherë do shpjegojmë, që:
“Integriteti territorial dhe i qenësisë tonë njerëzore të Shqiptarisë së bashkuar, mbeten të pandara në ndjenjat dhe shpirtrat tanë, me Gjuhën tonë amtare Shqipe, dëshmorët e Kombit dhe simbolet e figurat tona kombëtare historike”.
Hyjnori, GJERGJ KASTRIOTI na bashkoi e mësoi si të çlirohemi dhe nga amaneti i tij, u njësua dhe u standardizua nga intelektualët shqiptar, Alfabeti i Gjuhës tonë Shqipe në Manastir!
Ju dua të bashkuar o shqiptar, kudo në trojet tona dhe botën mbarë, në Mërgatë…❤️🇦🇱










