17.5 C
Tirana
E dielë, 17 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Kudo e kurdo në trojet tona edhe në “Maqedoni të Veriut”, është...

Kudo e kurdo në trojet tona edhe në “Maqedoni të Veriut”, është e drejtë univerzale dhe trashëgimi e të parëve, përdorimi i gjuhës tonë amtare

0
Petrit Dibrani

Petrit Dibrani

Mos e ndaloni, Gjuhën tonë amtare Shqipe, sepse është frymëmarrja e shpirti ynë që na mban gjallë dhe nuk mundemi as të frymojmë e as të jetojmë pa Shqipen tonë!

E kemi të trashëguar nga t’parët tanë dhe që kur kemi lindur, prindërit na folën, edukuan dhe në shkollat e trojeve tona, Shqip mësuam.

Është amanet i ruajtur e i mbrojtur dhe përcjellur brez pas brezi, me shumë sakrificë e gjak të dëshmorëve dhe intelektualëve, që dhan jetën dhe u tretën burgjeve të armiqve tanë shekullor; që ishin e janë, ardhacak në tokën tonë!

Ne nuk harrojmë dhe për fëmijët, pasardhësit tanë, çdoherë do shpjegojmë, që:

“Integriteti territorial dhe i qenësisë tonë njerëzore të Shqiptarisë së bashkuar, mbeten të pandara në ndjenjat dhe shpirtrat tanë, me Gjuhën tonë amtare Shqipe, dëshmorët e Kombit dhe simbolet e figurat tona kombëtare historike”.

Hyjnori, GJERGJ KASTRIOTI na bashkoi e mësoi si të çlirohemi dhe nga amaneti i tij, u njësua dhe u standardizua nga intelektualët shqiptar, Alfabeti i Gjuhës tonë Shqipe në Manastir!

Ju dua të bashkuar o shqiptar, kudo në trojet tona dhe botën mbarë, në Mërgatë…❤️🇦🇱

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.