11.5 C
Tirana
E dielë, 3 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Dita Botërore e Lirisë së Medias dhe Kosova

Dita Botërore e Lirisë së Medias dhe Kosova

0
Media - Kosovë

Skënder MULLIQI

Dita Botërore e Lirisë së Medias, festohet më çdo 3 maj që nga viti 1993, kur u shpallë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i festimit të Ditës Botërore të Lirisë së Medias është të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e lirisë së medias dhe parimet e saj themelore, pra një kujtesë për përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e lirisë së medias. Sepse liria e medias, si një shtyllë kyçe e demokracisë dhe baza mbi të cilën ndërtohen shoqëritë në të cilat respektohen të drejtat civile dhe liritë themelore, i përket të drejtave universale të njeriut. Në Kosovë në këtë përvjetor mund të thëmi se ka liri të medias. Por,shtrohet pyetja sa gazetarët po qëndrojnë në krah të vërtetës dhe vetëm të vërtetës për qka edhe janë të thirrur?

Me duket së shumë gazetarë (analista) nuk po e përfillin të vertetën ne paraqititjet e tyre publike, gjë që nuk përkon më rregullat e lirisë së fjalës.Ata po e shtrëmbërojnë të vetrëtën se kan kaluar në gazetarë mercenare, dhe kjo është duke i shkaktuar shumë dëme procesve zhvillimore .Madje liria e shtypit është duke u keqpërdorë dhe ka tejkaluar qdo përmas të kodeksdit gazetareskë, kur dihet së politikanët dhe partitë politike kanë ndikim të madh në punën korrekte të medias. Ndikimi i mediave në opinion e gjerë publik është i madh. Audienca duhet të jetë e kënaqur me fushëveprimin e raportimit dhe mendimet mbi profesionalizmin dhe etikën. Politika dhe media duhet të kooperojnë, e në shumë raste të ne, po ndodhë e kundërta, apo po kemi paraqitje publike të njenashme duke përkrahur njërëz të caktuar të politikës dhe parti politike. Kjo bie ndesh më rregullat e gazetarisë dhe bie ndesh më narrativën për moralin dhe të ngjashme.

Bashkëpunimi i gazetarëve më institucione dhe më udhëheqje politike duhet të jetë në korrektësinë e ndërsjellë nese dëshirojmë avansimin e proceseve zhvillimore. Do të ishte mirë që shkrim-leximin mediatik të fusim si lëndë mësimore në shkolla. Ky do të ishte një kontribut e madh në formimin e kuadrove të reja profesioniste. Kur sistemi dështon, qytetarët nuk mund t’i zgjidhin problemet, media mbetet si shpresa e fundit për qytetarët për të bërë atë që nuk munden përmes sistemit. Nga ana tjetër, ata që menaxhojnë shoqërinë nuk guxojnë që gazetarët t’i konsiderojnë armiq dhe tradhtarë, vetëm nese atë vetë i kontribuojnë më paraqitjet e tyre publike pikëpamjeve të tilla.

Ata që kanë përfituar më shumë nga krimi, pasuria e madhe dhe arroganca e jashtëzakonshme e të cilëve marrin vëmendjen e medias, e bëjnë këtë. Duket së problemi qendron edhe në ate, që njerëzit në përgjithësi nuk i besojnë askujt. Përgjegjësia e gazetarëve ndaj publikut është përtej çdo presioni politik apo ekonomik. Mediat jo të gjitha në Kosovë janë duke u varur nga politika. Pa gazetari hulumtuese dhe të guximshme asnjë shtet nuk mund të ecë përpara më kohën. E sigurishtë se ka vend për gazetari të guximshme në Kosovë, por jo edhe të njëanshme siq po ndodhë dhe që janë duke na shkaktuar dëme të mëdha si shtet dhe si komb në Ballkan..?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.