Nga: Bashkim Hisari
Tema: Reagim
Mesazhi:
Për: Fjala e Lirë-Shkodër
Prej: Bashkim Hisari
Lënda: Regim ndaj shkrimit të Xhafer Lecit
Datë: 18.janar 2025
Të nderuar,
Në uebfaqen e juaj keni botuar shkrimin e Xhafer Lecit, Kryetar Nderi i Shoqatës “Kadri Zeka” me titull “Hysen Gega: Komiteti ma dha revolen me i vra Jusuf e Bardhosh Gërvallën!”
Meqë në këtë shkrim manipulohet dhe përmendet emri im me ndërtime konspirative, Ju lutem që në përputhje me Ligjin për informim të botoni reagimin time lidhur me këtë shkrim.
Sinqerisht,
bh
Një akt i gënjështrës me deklerata të pavërteta që është përhapur me porosi të UDB-s në formën e sistemit “domino” nga spiunët serbosllav për të mashtruar dhe fshehur të vërtetën
Autori i shkrimit pa asnjë dëshmi e fakte pohon: “mund të jenë, të implikuar në vrasjen e tyre, bile edhe të tjerë, si për-shembull: Konsulli i atëhershëm, Bashkim Hisari … MUND TË JENË …?!?!!!!
Pastaj,… “Bashkim Hisari, ka organizuar “Ansamblin Shota”, nga Prishtina, në nëntor 1981, për të shfaqur koncert në Sindelfingen të Gjermanisë”!!!!. E pa vërtet. Organizime të tilla nuk bëhen nga individët. Por, edhe sikur të organizoja, çfarë të keqe do kishte prezentimi i “Shotës” me këngë e valle shqiptare.
Në kohën kur është organizu koncerti në Sindelfingen, nuk kam qenë në Gjermani.
Në atë kocert ka qenë konzulli serbo malezez Vojisllav Lopuçiq i deleguari i UDB-s në konsullatën Jugosllave në Stutgart. Për incidentin dhe sulmin ndaj tij në koncertin në fjalë, kanë raportuar mediat jugosllave dhe Gjermane.
Për shkak të padrejtësive ndaj shqiptarëve kam kërkuar zyrtarisht me shkrim, të shkarkohem nga posti i konzullit në Stutgart. Por, më transferuan në Zvicër. Pas një ftese të raportoj në Beograd më “shpërblyen” me burgosje (Për këtë ekzistojnë dëshimtarët dhe vendimi i Gjykatës për burgosjen time siç shkruan në aktakuzë “për shkak të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë”)
Pra, këto janë fakt.