18.5 C
Tirana
E hënë, 20 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj UJKU NA RA NDËR DELE

UJKU NA RA NDËR DELE

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Ende, nuk më hiqet nga mendja Rrëfimi i Abetares si nxënës i klasës parë në shkollën fillore kur e mësonim shkronjën RR: Rrezik, rrezik bërtiti Rrahmani. Ujku, na ra ndër dele! Fshatarët, i shkuan në ndihmë me cfurqe e sopata, por ai i kishte mashtruar. Herën e dytë, përsëri bërtiti Rrahmani. Ujku, na ra ndër dele! Fshatarët, i rrëmbyen cfurqet dhe sopatat. Edhe, kësaj radhe Rrahmani i kishte mashtruar.

Herën e tretë, Rrahmani përsëri i thirri në ndihmë fshatarët se: Ujku, i kishte rënë ndër dele. Asnjë, fshtar nuk i shkoi në ndihmë. Edhe pse, kësaj radhe Ujku vërtetë i kishte ra ndër dele.

E krahasoj atë kohë me të Sotmen. Rrëfimin e Abetares, të cilin me vite atë rrëfim nuk e kemi në Abetare. Nxënësi, Sot: është i lënë në mëshirën e partive politike, rrugëve mes rrezikut të makinave. Nuk është me prindërit. Nënën, as me babain. Mësuesen. Aqmëpak, me shtetin dhe Shoqërinë. Larg, atij Rrëfimi në Abetare. Larg, librave.

Fatkeqsisht, Sot: ato i kanë lënë në duart e rrugëve: edhe pa nënën, babain, mësuesen, shoqërinë dhe shtetin e “përbashkët”. Në klasë me telefona celularë, e pa libra. I kanë të gjitha “lojërat” e Ditës Sotme: Facebook, radion, dhe televizorin. Nateditë, i kalojnë në rrugë me biçikleta, trotinetë dhe motorë. Edhe, mes qenëve endacakë.

Shteti komunist jugosllav ua ndërtoi çerdhet, shkollat me fushat sportive, edhe vendet me lojëra zbavitëse. Ky, i sotmi Neokomunist ua preu pemët. Parqet i rrethoi me ferra dhe tela gjemborë. E zhduku gjelbërimin me lule, dhe në vënd të tyre lindi pallate si këpurdhat pas shiut. Mesdite, me gjithë këto parti politike i hudhi në rrugë. Edhe, pse: nuk i kanë larg, as 20 metra oborret e shkollave dhe fushat e sportit, që ua ndërtoi sistemi komunist.

E, ky i sotmi u ndërtoi pallate biznesi me parti politike. Poste partiake dhe pasuri. Rrugë plotë me gropa dhe qorre përmes sokaqeve. Nateditë, të zbaviten rrugëve të lagjeve “Çairit” me topa lastiku, biçikleta, trotineta dhe me motorrë mes makinave dhe rreziqeve të komunikacionit në “Qytetin e sigurtë”. Jo, me libra. Kohë, kur ne dikur s’kemi pasur as libra, fletore, lapësa dhe goma për t’i fshirë gabimet në fletore.

Rezik, Sot: për këto fëmijë të lënë rrugëve!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.