23.7 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Sinergji strategjike për zhvillim dhe investime globale

Sinergji strategjike për zhvillim dhe investime globale

0
Nasufoski - takime

Zyra pranë OKB-së në Gjenevë: www.eaa-wsa.orgwww.planeteconstructions.com

Nga Safet SADIKU

Roli i ambasadorit Avni Nasufoski në përparimin e diplomacisë ekonomike po merr gjithnjë e më shumë peshë në skenën ndërkombëtare, veçanërisht përmes angazhimeve dhe vizitave të tij në Katar, Emiratet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite, ku ka kontribuar në hapjen e rrugëve të reja për investime globale dhe në harmonizimin e faktorëve ekonomikë edhe në periudha sfiduese. Këto përpjekje zhvillohen në një kontekst më të gjerë bashkëpunimi ndërkombëtar, ku edhe roli i Shteteve tę Bashkuara të Amerikës mbetet shumë i rëndësishëm në garantimin e stabilitetit dhe orientimin e zhvillimeve strategjike. Pikërisht në këtë frymë bashkërendimi dhe vizioni të përbashkët vendoset edhe komunikata në vijim, e cila thekson rëndësinë e sinergjisë ndërmjet diplomacisë, ekonomisë dhe strukturimit strategjik në nivel global.

Sinergjia strategjike po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një faktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe për tërheqjen e investimeve të mëdha ndërkombëtare. Në një botë ku konkurrenca mes shteteve është në rritje, vetëm ato vende që arrijnë të ndërtojnë bashkëpunim të qëndrueshëm ndërinstitucional, të garantojnë siguri juridike dhe të ofrojnë vizion të qartë zhvillimor, mund të pozicionohen si destinacione të besueshme për kapitalin global. Ky model tregon se suksesi nuk vjen rastësisht, por si rezultat i koordinimit të mirëfilltë, përgjegjësisë institucionale dhe një qasjeje të përbashkët strategjike. Pse vendet tona nuk i shfrytëzojnë burimet ekonomike si vendet e tjera të rajonit?

Një pyetje që shtrohet shpesh është: pse ne, në shtetet tona, ende nuk arrijmë të shfrytëzojmë burimet ekonomike në të njëjtin nivel me vendet e tjera, të cilët e kanë kaluar këtë rrugëtim drejt futjes së BE-së? Kjo çështje nuk lidhet vetëm me mungesën e resurseve, por më shumë me mënyrën e organizimit institucional, qasjen strategjike ndaj investimeve dhe mungesën e një vizioni të koordinuar zhvillimor. Në këtë kontekst, vlen të analizohet edhe komunikata e zyrës EAA-WSA pranë OKB-së në Gjenevë, e cila trajton rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe strukturimit strategjik në funksion të zhvillimit ekonomik dhe investimeve të qëndrueshme.

Në këtë komunikat në mes tjerash cito het edhe diskutimi i Ambasadorit A. Nasufoski: „Në një kontekst ndërkombëtar në zhvillim të vazhdueshëm, jam i nderuar të theksoj një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në kryqëzimin e diplomacisë ekonomike dhe strukturimit strategjik të nivelit të lartë.“ Mëtej në këtë informacion thuhet: „Kur udhëheqësit vizionarë bashkohen, ata jo vetëm që krijojnë partneritete, por edhe hedhin themelet për një arkitekturë të re të rritjes institucionale dhe ndikimit global.

Kjo dinamikë bashkon figura kryesore: Dr. Nahla Dhib, eksperte në strukturimin strategjik, investime dhe konsulencë ndërkombëtare, e cila kontribuon në mënyrë aktive në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare me delegacionin EAA-WSA në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Sh.T. Ahmed Al Mahmoud, Ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Portugali, i cili sjell ekspertizë të rëndësishme diplomatike dhe ekonomike, si dhe z. Avni Nasufoski, Ambasador dhe vëzhgues i përhershëm në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, i përkushtuar ndaj multilateralizmit, dialogut ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Së bashku, kjo sinergji strategjike, të cilëtkontribuon në ndërtimin e “Trofeut të Ardhmërisë” të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të vendeve të tjera: Katarit, Emiratet e Bashkuara etj. Ky është një vizion ambicioz i destinuar të bëhet një pikë referimi globale për përsosmëri dhe investime të qëndrueshme. E bazuar në një ndërthurje të ekspertizës diplomatike, financiare dhe institucionale, kjo iniciativë mishëron: rezistencë, vizion, përsosmëri, ekspertizë të nivelit të lartë, si dhe angazhim për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.”

Ripërcaktimi i investimeve globale dhe rritjes së qëndrueshmeekonomike

Ajo që bie menjëherë në sy në këtë komunikatë është qartësia e vizionit dhe niveli i lartë i koordinimit ndërmjet aktorëve të ndryshëm, duke përfshirë diplomacinë, ekonominë dhe strategjitë zhvillimore. Pikërisht ky lloj bashkërendimi i strukturuar është ai që shpesh mungon në vendet tona. Në iniciativa të tilla ndërkombëtare vërehet qartë një qasje e ndërtuar mbi planifikim afatgjatë, bashkëpunim institucional dhe përfshirje të ekspertizës globale. Në të kundërt, në realitetin tonë vazhdojnë të dominojnë bashkërendimi institucional, mungesa e strategjive të mirëfillta zhvillimore dhe politizimi i vendimmarrjes ekonomike.

Për rrjedhojë, sfida kryesore nuk lidhet me mungesën e burimeve, por me mungesën e një modeli të qartë zhvillimi dhe të një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërshqiptar dhe ndërinstitucional. Nëse synojmë të arrijmë nivelin e vendeve të tjera të rajonit, është e domosdoshme të kalojmë nga reagimi spontan në planifikim strategjik, nga iniciativa individuale në koordinim institucional, si dhe nga retorika politike në zbatimin konkret të projekteve zhvillimore.

Në realizimin e projekteve të mëdha strategjike, besimi reciprok ndërmjet shteteve dhe zbatimi i qëndrueshëm i kornizës ligjore janë faktorë vendimtarë për sukses. Kur institucionet marrin përgjegjësi të qarta dhe veprojnë mbi baza transparente dhe të besueshme, krijohen kushtet për mobilizimin e fondeve të mëdha dhe për zbatimin efektiv të politikave zhvillimore. Pikërisht ky kombinim i besimit, ligjshmërisë dhe vizionit të përbashkët e shndërron bashkëpunimin ndërkombëtar në një mekanizëm real transformimi ekonomik dhe institucional. Nga ky model bashkëpunimi duhet të nxjerrim mësime të qarta, sidomos në kohën kur vendet tona synojnë të tërheqin investime të mëdha strategjike.

Fondet ndërkombëtare nuk orientohen rastësisht dhe nuk shpërndahen në vende me demokraci të brishtë apo me mungesë sigurie juridike. Përkundrazi, ato kërkojnë stabilitet institucional, funksionim të ligjit dhe një qeverisje të besueshme që garanton zbatimin e projekteve afatgjata. Prandaj, për të qenë konkurrues në skenën ndërkombëtare të investimeve, është e domosdoshme të ndërtojmë besim, të forcojmë shtetin ligjor dhe të krijojmë struktura të qëndrueshme vendimmarrëse. Vetëm në këtë mënyrë mund të shndërrohemi në destinacione serioze për kapitalin ndërkombëtar dhe për projekte me ndikim real zhvillimor.

🇨🇭🇨🇭🇦🇪🇦🇪🇺🇳🇺🇳 www.eaa-wsa.orgwww.planeteconstructions.com

Qëndrim i imi rreth pyetjes, pse vendet tona ende nuk po i shfrytëzojnë sa duhet burimet ekonomike në të njëjtin nivel me vendet e tjera të rajonit, ndonëse nuk ka një përgjigje të vetme, por lidhet me disa faktorë që ndërthuren mes tyre.

Së pari, problemi shpesh nuk qëndron te mungesa e burimeve, por te mënyra si menaxhohen ato. Shumë situata përballen me institucione të dobëta dhe me zbatim të paqëndrueshëm të ligjit, çka krijon pasiguri për investitorët dhe pengon zhvillimin afatgjatë.

Së dyti, mungesa e strategjisë së qartë zhvillimore bën që resurset të mos orientohen drejt sektorëve me potencial të lartë. Në vend të planifikimit afatgjatë, shpesh dominojnë vendime afatshkurtra dhe të ndara si përfaqësim, më shumë në sektorin privat për pushtetarët, se sa në mbrojtje të interesit shtetëror.

Një tjetër faktor është politizimi i ekonomisë. Kur vendimmarrja ekonomike ndikohet nga interesa politike dhe jo nga analiza profesionale, projektet strategjike ose vonohen, ose nuk realizohen siç duhet. Po ashtu, mungon bashkëpunimi i mirëfilltë ndërinstitucional dhe rajonal brenda venbanimeve shqiptare. Ndërkohë, që vendet e tjera arrijnë të koordinojnë politikat dhe të tërheqin investime përmes qasjeve të përbashkëta, në hapësirën tonë shpesh veprohet në mënyrë të izoluar.

Në fund, një rol të madh luan edhe mungesa e besimit – si brenda institucioneve, ashtu edhe nga investitorët e huaj. Pa transparencë, stabilitet dhe garanci ligjore, kapitali serioz heziton të angazhohet. Prandaj, nëse synohet një ndryshim real, fokusi duhet të zhvendoset ngaforma më e thjeshtë te identifikimi i burimeve, dhe te ndërtimi i institucioneve funksionale, planifikimi strategjik dhe krijimi i një klime të besueshme për investime. Vetëm atëherë resurset ekzistuese mund të shndërrohen në zhvillim konkret.

Sqarim për disa foto gjat aktiviteteve të Ambasadorit A. Nasufoski në Araninë Saudite me parterë të shumtë ndërkombëtar. Darka e punës u organizua pas disa konsultimeve paraprake, me pjesëmarrjen e: Dr. Nahla Dhib – për konsultime mbi strukturimin dhe strategjinë e partneriteteve të investimeve, dhe Sh.T. Saeed Al Shamsi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.