5.5 C
Tirana
E martë, 10 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi 11 Marsi 1981, datë që merr frymë historia

11 Marsi 1981, datë që merr frymë historia

0
Protesta - 3 mars 1981

Milazim Zeqiraj

(Përkujtimi për rininë studentore të vitit 1981)

Kosova vend me liri të pushtuar,
nga një rezhimin pa dritë,
me erë myku.

Me 11 Mars 1981,
rinia studentore e filloi rrugëtimin,
për liri e demokraci,
si fara nën dhe, që kërkon dritë.

2.

Ata donin të jenë të lirë,
se Kosova nuk ishte kujtesë,
por frymë për jetë.
Ishte ideal,
dhe damar gjaku në Prishtinë.

11 Marsi 1981,
nuk erdhi heshtur,
si një datë në kalendar,
por si një ditë e pritur me vite,
që për një moment,
vendit i dha emër.

3.

Marshimi dhe zëri i tyre
tregoj,
së Rendi i ri Botërorë filloj.

Ata ishte si një gur i hedhur në ujë,
që zgjon valë të largëta,
jo si një gurë i fundosur në fund pusi.

4.

Kur rinia studentore rritej,
liria ju ngushtohej,
si fryma në një kraharor të shtypur.

Me 11 Mars 1981,
zëri i tyre në oret e mbrëmjës,
qytetin e zgjoj nga gjumi.

Vendit i hapin një rrugëtim të gjatë,
për Kosovën Republikë,
si një dritë në horizont.

5.

Studentet atë mbramje,
në vendin pa qiell dhe diell,
u nisen me liri nën sqetull,
jo për pushtet,
por për jetë të lirë,
si toka që ecin drejt agimit,
edhe kur nata është e gjatë dhe e stuhishme

Parullat kushte, kushte dhe
Kosova Republikë,
nuk e ndalën historinë,
por i dhanë shpirt rrugëtimit për liri.
si zjarri që mban gjallë flakën.

6.

Ata nuk i thyen ligjet,
por kërkuan atë që u takonte,
si një lumi i rrembyshëm,
që kërkon shtratin e vet.

Kosova me liri të pushtuar,
ishte plaga kërkonte kujdes.

Studentet nuk ishin problemi,
por u bënë kujtësë e një të vërtetë,
që nuk mund të mshefej dhe fshihej.

7.

Ajo rini e vitit 1981,
vendit ja la një datë, ja la një emër,
nga ato të shumta.

Ajo filloi një fillim,
si një frymarrje e parë,
që historia ende merr frymë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.