7.5 C
Tirana
E premte, 6 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale e askush fajtor!

Kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale e askush fajtor!

0
Kuvendi i Kosovës 39

Duke mos ndërtuar institucione të qëndrueshme po tregohemi diletant në politikbërëje. Thirrje ndërgjegjeje ? Nga çfarë? Nga mbrojta prej Atdheut, në vend që Atdheu të mbrohet nga ne ?Shëmbulli më i mirë janë martirët dhe dëshmorët e kombit, që dhanë jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia hegjemoniste e fashiste.Kjo sikur u harrua! Kemi të bëjmë më përsonazhe tragjiko-komike…!?

Skënder MULLIQI

Nuk kemi luftuar për këtë Kosovë që e kemi të mbushur më padrejtësi mos punë, gjendje jo të mirë sociale, pa zhvillim të duhur. Nuk kemi luftuar as për poltronë që zbatojnë gjithçka çka ju thonë krerët e partive politike, paten të drejtë apo jo. Nuk kemi shpresuar së nuk do të ndërtojmë shtet dhe mirëqënje si duhet. Nuk kemi luftuar që fëmijët tanë nga pa përspektiva e krijuar të largohen masivisht nga vendi. Ne gjithmonë kemi shërbyer dhe shërbejmë kudo që Atdheu të mbrohet nga armiku. Njeriu duhet të jetë gjithmonë gati për atdheun dhe shtëpinë. Nuk e di kurrë se kush dhe kur mund të sulmojë, kështu që të gjithë duhet të mësojnë të mbrojnë veten. Nuk është e thënë të ketë luftë, por të gjithë duhet të përgjigjen, si burrat ashtu edhe gratë. Armiku serb nuk fle kurrë, dhe ne gjithmonë duhet të jemi gadi të mbrojmë Atdheun në këtë krizë globale lufte.

Kosova më këtë qasje të një pjese të mirë të njerëzve të politikës nuk mund të mbrohet nga armiku serbosllav. Burrat e vërtetë duhet të janë gadi për qdo gjë. Gjithë kjo përçarje dhe lufte për pushtet nuk është pritur në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Nuk ka unitet edhe për temat madhore për shtet dhe për komb. Kjo është turpëruese, kjo është barazi më tradhëti kombëtare. Si ta quajm ndryshe refuzimin e bashkëpunimit? Nuk i bënë kush apo pak kush thirrje ndërgjegjës së tyre!Vendin po e përcellin pa asnjë zor krizat e vazhdueshme politike dhe institucionale. Lufta për karrierë politike bëhët në mënyrë parimore, jo duke e dëmtuar kaq rënd vendin dhe të ardhmën e gjeneratës së re. Këta po ju gëzohen lojërave politike për pushtet ! Duke mos ndërtuar institucione të qëndrueshme po tregohemi diletant në politikbërëje.

Thirrje ndërgjegjeje ? Nga çfarë? Nga mbrojta prej Atdheut, në vend që Atdheu të mbrohet nga ne ?Shëmbulli më i mirë janë martirët dhe dëshmorët e kombit, që dhanë jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia hegjemoniste e fashiste. Kjo sikur u harrua! Nuk dimë kur armiku serb i cili edhe këtyre ditëve na kërcënojë më luftë, do të na sulmojë, kështu që të gjithë ishte dashur të mësojmë të mbrojmë vetën. Të gjithë kemi nipa e mbesa që duhet tu lëmë përspektivë për të jetuar mirë në vendin e tyre, e jo synim ta kan gjithmonë largimin nga vatrat tona shekullore! Kosovës i duhen ndryshimet kadrovike më shumë se kurrë, nese dëshirojmë të kemi shtet ligjor dhe demokratik. Nese dëshirojmë të bëhëmi pjesë e Evropës se Bashkuar.

Ajo qka po shohim është justifikimi më i mirë që na duhen ndryshime përmbajtësore, nese dëshirojmë të kemi gjendje normaliteti. Me njerëz të politikës të pa pregatitur profesionalisht dhe moralisht, Kosova nuk mund të ecë në hap më kohën. Plot gojën e kan paqë e demokraci, e askush nuk është fajtor! Sa e çuditshmje po aq turpëruese për këtë klasë politike dështuese… Jemi bërë armik i madh i vetëvetës!Kemi të bëjmë më përsonazhe tragjiko-komike….!?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.