5.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi FILLIM I NJË POEZIE PËR ADEM JASHARIN

FILLIM I NJË POEZIE PËR ADEM JASHARIN

0
Adem Jashari

Hajdin Morina Hajdin Morina

Ndodhem në familjen e Jasharëve, atje ku nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që e ndriçoi krejt Prekazin, e pas tij Drenicën, e pas saj mbarë Kosovën. Ajo shkreptimë e zgjoi nga gjumi Evropën e botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të, nuk zbehet kurrë. Ndodhem këtu i prekur thellë, si rrallëherë në jetën time. Marr prej kësaj shtëpie një kumt që çdonjëri kujton se e di, por që ka nevojë përherë të përsëritet. Ju faleminderit, pasardhës të Jasharëve legjendarë” (Ismail Kadare).

Them Adem
Dhe nuk kam nevojë
Për asnjë metaforë
Për asnjë krahasim
Më ngre në qiell
Estetika e Lirisë
Bukuria e gjakut tim

Shoh Kosovën
Në Drenicë tek merr zjarr
Për t’u ngrohur në janar

Mbi Drenicë është qielli i lirisë
Dhe aty kam shkruar Adem
Gjë tjetër nuk them

Në sytë e lirisë lexoj
Adem Prekaz Drenicë…

Në sytë e lirisë
Në qiellin mbi Drenicë

Lexoj Lirinë
Në lartësinë e qiellit të kaltër
Mbi Drenicë

Lexoj jetëshkrimin e Lirisë
Në Prekaz në Drenicë…

ZJARRI I JASHARËVE

Në fillim të marsit 1998
Kosovës pak qiell
I kishte mbetur mbi kokë
Nuk jetohej aq ngushtë
Pa dritë pa blerim

Dhe Ademi me Jasharë
Tokë e shpirt mbushën me zjarr
Të zhbëhej zhbërja që kishim mbi prag

Dhe Kosova bëri qiell për diell

Në fillim të marsit 1998
Qielli digjte saç
Qielli deshi t’i binte
Kosovës përmbi kokë

Por sakaq
Qielli që digjte saç mbi Prekaz
Si një shqiponjë fluturoi lart

Pas mijëra vjetësh
Një Promete tjetër
Për liri bënte zjarr
Adem Jashari
Në Prekaz ndër Jasharë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.