Arben Çokaj, shënim editorial
Evropa po përgatitet më mirë për një fund të tmerrshëm, se një tmerr pa fund!
Ekonomia evropiane është ekonomia e dytë më e fortë në botë pas asaj amerikane.
Lufta në Ukrainë dhe sinjale të tjera tregojnë se Trump dhe SHBA janë të interesuar ta dobësojnë ekonominë e Evropës, dhe Evropa është e alarmuar – e ka humbur komplet besimin te Trump.
Të paktën Danimarka e Gjermania po i tërheqin komplet paratë e arin e depozituar në bankat amerikane.
Vendet evriopiane po përgatiren gradualisht, duke parë baloshin se si po i kërcënon, që t’i bëjnë një bllokadë të fortë Amerikës dhe biznesit amerikan në Evropë, t’i mbyllin të gjitha bizneset amerikane në Evropë, duke përfshirë edhe bazat ushtarake amerikane.
Ndër tjerë edhe Meloni, një mbështetëse e Trump në fillim, po e paralajmëron Trumpin, se do i mbyllë bizneset amerikane në Itali komplet, nëse Trump vazhdon në këtë kurs absurd, që ka nisur dfhe kjo ka për t’i kushtuar Amerikës mjaft shtrenjtë.
Trump po tregon vërtetë se është i ngjashëm me Ramën në narcizmin e egon e tij. Big Ego = Small Mind. Marrin pushtet të madh, e nuk janë në gjendje ta menaxhojnë dhe shkretojnë. Kështu që fillon rënia e lirë e tyre…











