Milazim Zeqiraj
(Në përkujtim të heroit Tahir Zemaj)
Më 4 janar 2003,
në orët e mbrëmjes,
nga hijet e zeza
ra një yll,
jo nga lodhja e qiellit,
por nga frika e lirisë.
Kolonel Tahir Zemaj,
për lirinë e vendit
u sakrifikua shumë herë.
Ai sfidoi errësirën,
pushtimin
dhe poshtërimin.
Në janar nga dora e krimit,
toka u njom më gjakun e ngroht,
të Enisi kur thirri me gjysmë zëri:
babë,
kurse Hasani mbeti i shtangur,
nga krismat e krimit.
Fortuna dhe Florentina e vogël,
nuk e kuptonin,
pse babai,
dhe vëllai Enisi,
nuk po ktheheshin në shtëpi.
Ata u vranë në liri,
kur buzëqeshja e zemrës,
kërkonte Diellin e lirisë,
për dritë e ngrohtësi.
Koloneli Tahir Zemaj,
frikën nga vdekja e kishte mposhtur,
duke luftuar për lirinë.
Ai lirinë e vendit,
e deshti me buzëqeshje,
të zhveshur nga frika.
Plumbat i ruante për armikun.
Ai ata në logun e betejave,
pa u përkulur ja fali lirisë.
Për lirinë e vendit
u sakrifikua shumë herë.
U vra në liri nga hijet e territ,
kur fjala dhe vepra e tij
ishin bërë jehonë lirie.
Nga dora e zezë,
Kosova e lirë u mbush më pikëllim,
kurse heroj Tahir Zemaj,
me djalin Enisin,
e kusheririn Hasanin,
u kthyen në përjetësi.
Fortuna dhe Florentina e vogël,
më vonë e kuptuan:
Se babai,
vëllai
dhe kushëriri,
u vranë sepse e deshtën lirinë e Kosovës,
më shumë se veten.
Për lirin e Kosovës,
nën akullin e heshtjes,
u ndez një Diell
që nuk do të shuhet kurrë.
Në acarin e dimrit,
nga hijet u shua një hero,
jo nga nata,
por nga frika e dritës.
Lavdi jetës.
Lavdi veprës.
Lavdi sakrificës.











