SHTAMAT ME VERË TË HOJDODOLES*

0

NGA KALOSH ҪELIKU

Jo, këlyshë me zgjebe të partive politike, që ndërseheni tinëz pas shpine! Nuk vdes Kalosh Ҫeliku, fushëbetejë mes maleve me Penën me Dy tyta në krahë për Liri! Shkaku, se: Gji i kanë dhënë, si fëmij në Katund: Tri Zana të Maleve Shqiptare. Edhe, pse ju i jepni Sot, gji me Hojdodole: raki rrushi, dhe të dëllinjave. Dy, shtama me verë.

Faleminderit. I dua, edhe gjinjtë e Hojdodoles: Dy shtamat me verë, që më shpëtuan në jetë nga Pandemia, “armiku i padukshëm” (koronavirusi). Masat Qeveritare. Dy vite rreshtë, i kam përballuar duke pirë raki rrushi dhe dëllinje, njëzetekatërorë. Dolli, me masat Qeveritare: Dy metra rrri larg me Gruan besnike! Dashnoret. Mos kontakto edhe, me familje! Mos dil në Tavernë! Vetëm, dil në verandë dhe këndo këngë “dashurie” të “vëllazërim-bashkimit”!

Edhe, nuk e di si kam mbetur ende gjallë në jetë, mes këtyre masave Qeveritare?! Mesiguri, më ka shpëtuar rakia e rrushit. Ose, ajo e dëllinjave te “Përroni  Thanës”, ku i milja me kusi delet ruda nën dardhat gorrice. Dhe, ia dërgoja kusinë plot me tambël Nanës, në Katund.

Ndoshta, ku ta di Unë: Edhe, Dy shtamat e hazdisura të Hojdodoles?!…

  1. Grua me të meta psiqike

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.