MEDEVEDEV, PO U DOGJ EUROPA, NUK DO SHPËTOJLË AS RUSIA

0
Dmitry Medvedev - 2016

Gani I. Mehmeti

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se Evropa nuk mund të përballojë dot një luftë kundër Rusisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ata thjesht nuk mund ta përballojnë një luftë me Rusinë”, tha Medvedev për fuqitë evropiane, duke shtuar se “gjithmonë ekziston mundësia e një gabimi fatal” – vazhdoi Medvedev.

Këto fjalë janë kërcënim për Europen e më gjerë.

Është mirë t’i thuhet Medvedevit dhe Rusisë në përgjithësi se, edhe shtetet tjera kanë mjaft armatim për të shkatërruar njerëzimin dhe botën sot. Por, lufta do të duhej të bëhej se si të jetohet në paqe, në dashuri e harmoni njerëzore. Si të jenë të gjithë të barabartë, si të ndihmohen skamnorët, si të shërohen të sëmurët, si të jetojë secili i lirë në vendin e shtetin e vet.

Shihni në botë se, paqësorët janë shpërblyer me akte të ndryshme në botë, deri edhe me shpërblimin NOBEL.
Deri sot nuk mbahet mend të jetë shpërblyer a të ketë marrë dikush ndonjë mirënjohje për vepra kriminale, antinjerëzore, për vepra shkatërruese të njerëzimit, për shkaktimin e vuajtjes së njeriut në cilindo vend, shtet, a popull.

Gjykatat ndërkombëtare e ato shtetërore kanë dënuar kriminelët dhe i dënojnë, përveç Serbisë që i shopall hero kriminelët.

Ndërkaq, si shtet sipas krimeve të bëra, u dënua vetëm Gjermania, ndaj së cilës u morën masa shumë të ashpra e të egra pas humbjes së Luftës së Dytë Botërore. Gjermania u dënua me ndarjen e saj, për dëmshpërblimin e shaktuar gjatë viteve të luftlës në tri kontinente.

Të themi se edhe Serbia u ndalua nga gjenocidi që po bënte ndaj shqipatrëve të Kosovës, është e vërtetë, sepse u bombarduan nga NATO objekte ushtarake e policiore serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Mirëpo, Serbia në fund të katër luftërave të shaktuara në Ballkan; në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, ajo nuk u dënua me dëmshpërblime ndaj dëmeve që kishte shkaktuar në të gjitha këto republika të ish Jugosllavisë. Dhe, shih pse nuk u dënua me dëmshpërblim, ajo vazhdoi të prodhojë armë llojesh të ndryshme, bleu edhe armatimin më të mirë nga Rusia, Kina e Franca, me çka u bë në Ballkan sërish shteti më i fortë ushtarak dhe nuk heq dorë nga kërcënimet ndaj Kosovës. Ajo provokon me ngacmime luftërash pa u ndalë si aleate e Rusisë dhe ndëerkombëtarët i kanë futur veshët në lesh, siç thuhet.

Kështu vazhdoi rrugën e fashizmit gjerman e të atij çertnik serb edhe Rusia sot me luftën në Ukrainë, e cila pati menduar se do ta pushtojë brenda dyçtri duitësh, por le ta shehë ajo se ka gabuar.

Madje, është aq keq, kur Medvendev, një ish kryetar i Rusisë përkrah armatimin rus, luftën kundër Ukrainës dhe tentimit të zgjërimit të luiftës me shtetet tjera të Europës. Lidhur me këtë, Medvedev thot “Europa nuk do të mund ta përballojë luftën me Rusinë”, që lë të kuptohet se ka ndërmend të vazhdojë me luftëra e do të shkojë deri me shkatërrime në masë dhe vrasje njerëzish, pa menduar se, edhe Europa, bashkë me NATO-n, kanë një forcë të mjaftueshme për shkatërrimin rus dhe djegien e tokës së saj dhe shkatlërrimin e qyteteve dhe vendbanimeve ruse. Kjo do të shkonte deri atje sa, do ta detyronin të kapitullojë Rusia dhe do të dënohej me ndarje të tokave të saj në shtete të tjera që do bëhen të varura ndaj Perëndimit dhe do i vehet dëmshpërblimi, për çka do të vuante me vite e vite deri sa do të paguante të gjitha ato që do i vehen barrë.

Prandaj ne themi se, trim e i mençur është ai që mbron njerëzimin dhe zhvillon vendin e vet e më gjërë, duke kaluar jetën në mënyrë vëllazërore mes popujve.

Kriminelët vetëm sa janë ndëshkuar e dënuar vazhdimisht, dhe, shpresoj e uroj të akuzohen, të ndëshkohen e të dënohen edhe në të ardhmen.

Zor të mund ta përballojë edhe Rusia luftën me Europën dhe NATO-n. Ajo mendon se do ta ketë Kinën me vete, por gabon, se në fund, ajo do të tërhiqet, kur do të shohë se Rusia po kapitullon, sepse nëse bie Rusia, do të bie edhe Kina.
Rusia do të zhduket nga armët e saja bërthamore, me rastin e përdorimit nga vetë ajo, ose të shpërthimit të tyre, prandaj të mos llogarisë se do të shpëtojë.

Nëse ia do të mirën, në radhë të parë vetes, Rusia do duhej të tërhiqet nga lufta në Ukrainë dhe të mos mendojë më në të. Ajo është agresore, e agresorët janë të dënuar me humbje.

Pra, po u dogj Europa, nuk do të shpëtopjë as Rusia, Medvedev. Kini mendjen!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.