LUFTA ME ARMIK E PËR ARMIK

0
Albini NY billboard nga serbët

Kalosh Çeliku NGA KALOSH ÇELIKU

Fushatë e shëmtuar propagande serbe: Albin Kurti paraqitet me akuza të rreme në një billboard lëvizës në Nju Jork të SHBA-së.

Kryeminsitri i Republikës të Kosovës Albin Kurti, nuk ka nevojë të bëjë fushatë propagantistike politike si Kryeministër i Republikës të Kosovës gjatë fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare, këtë e bënë haptas para syve të Botës vetë Serbia “demokratike” ish jugosllave. Nuk e do Kosova, por e “do” Serbia. ”Vëllezërit” serb me të cilët bëmë luftë së bashku kundër armikut shekullor, kemi marrë dhe dhënë me vite e shekuj edhe gra besnike. Histori tjetër është ajo, se: ato gra besnike na kanë lindë edhe kopila. Vetëm, se: nuk e di cilin e do më shumë Serbia, Albin Kurtin, apo Republikën e Kosovës?!

Reklamë propagandistike serbe e partisë politike të “vëllazërim-bashkimit” jugosllav në Nju Jork SHBA para kamerave televizive për pushtet dhe pasuri personale e familjare si politikanë pakrye në dobi të Albin Kurtit. Nuk i bënë Kosova para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. I bënë Serbia, duke përhapur dezinformata, përfshirë edhe një mbishkrim skandaloz të shfaqur në Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbishkrimin: “Kurti dhe administra e tij arrestojnë dhe shqetësojnë fëmijët serbë”.

Në Kosovë, nuk arrestohen fëmijët, por kriminelët antishqiptar. Propagandë e Serbisë ndaj Dardanisë Antike, apo Republikës të Kosovës Sotme. Fyt për fyti me armik, e për armik në “Liri”.

Reklamë skandaloze nga Serbia për Albin Kurtin…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.