Vështrim
Skënder MULLIQI
Se mendja mund të trubullohet në çdo moment e dimë. Por, nuk është logjike që mendja të turbollohet shumë gjatë veq nese dikush vuan nga ndonjë sëmundje e pasherueshme. E duket së shumë nga kjo klasë politike i është turbulluar mendja pas karrierës dhe përfitimit të të mirave materiale. Ky është sigurishët lajm i keq për korrektësinë politike. Prej së ekziston njerëzimi, njerëzit e menqur e kan mbrojtur vetën nga njerëzit hipokrit. Të mbrosh vetën dhe vendin tënd është logjike. Të mbrosh interesat e huaja siq po i mbrojnë dashur apo pa dashur disa nga njerëzit e politikës dhe të mediave është për çdo dënim.
Dhe, kjo nuk duhet të heshtet nga organët përkatëse ligjore. Kosova nuk mund të futet në gjep të askujt. Vendi i takon të gjithëve, kjo është logjike. Nëse të gjithë, sipas parimit të korrektësisë politike, duhet të kujdesen për nderin dhe të drejtat e të tjerëve, edhe mendja patologjike duhet të kujdeset për të tjerët. Por ajo nuk mund ta bëjë këtë. Patologjia sheh vetëm veten. Një mendje e errësuar sheh vetëm të drejtën e vet. Një hipokrit është si një pako e mbeshtjellë, që nuk dimë se qfarë ka mbrenda. Nuk është askush aq naiv sa të blenë diqka të keqe të mbyllur në një thes. Kjo është pretendim për mashtrim.
Ka një vetëdijësim tjetër qytetarë, nese dikush po pretendon të përseritë metodat e vjetra të rrenave dhe mashtrimit. Nuk ka mundësi askush të shes më pako të mbyllura pa ditur së çka ka mbrenda. Mjaftë gjatë në Kosovë funksionojë një politikë e tillë e mashtrimit të masave të gjera. Nuk shkon më vërbëria ndaj atyre që kan qëllime të keqija politike dhe të tjera. Besimi vërbërisht i takon epokës se perënduar të komunizmit, që po dëshirohet të mbahet gjallë. Demokracia nuk i duron njerëzit e tillë, kjo është arsya pse hipokritet bëjnë rezistencë që mos të largohen nga jeta politike. Fytyrat e shtrëmbëruara politike për fat të keq ende po i shohim, që po diktojnë politikat e tyre përfituese.
Ata nuk janë të interesuar për njeriun, por për qëllime që sa më shumë t’i mbushin xhepat. Reagimet qytetare ndaj të gjitha të keqijave që po na godasin, duhet të ndodhin një ditë. Shpifjet, gënjeshtrat dhe fyrjet të drejtuara ndaj shumicës, nuk do të lejohen të përseritën. Ne mundemi! Ne e dimë dëmin e shkaktuar nga heshtja. Ne e dimë se misioni i tyre eshte përfitimi, ideologjia dhe manipulimi histerikë. Ajo duhet të shpërbëhët. Mjaft më me njerëz të korruptuar që luftojnë për kolltuqe. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Të mbrojmë më të qmuarën tonë, themelin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, të fituar më shumë gjak. Askush nuk mund t’i mbrojë ata nga plaga e ideologjive dhe politikave të sëmura, përveç nesh… Mjaft është mjaft…!