ÇMIMI I NAFTËS NË SHQIPËRI

0
601
Çmimi i naftës, gusht 22

Arben Çokaj

Nëse merr 18 litra naftë në Shqipëri – kushtojnë rreth 40 mijë lekë (të vjetra). Në Mal të Zi kushtojnë rreth 34 mijë lekë (të vjetra.) 6 mijë lekë të vjetra – rreth 5 Euro – më lirë në Mal të Zi, se në Shqipëri. Në Mal të Zi një litër naftë kushton 1,55 Euro, në Maqedoni edhe më lirë, 1,46 Euro. Në Shqipëri 221 lekë, ose 1,9 Euro. 35 cent më shumë se në Mal të Zi kush i merr? Bordi i karburanteve?!

Si mundet që shtete më të vogla se Shqiiëria, ta kenë karburantin më lirë se ne?! Dihet se çmimet e karburanteve ndikojnë direkt në rritjen e çmimeve për të gjitha produktet, për shkak të transportit.

Fajin e ka padyshim Shën Pal Gjatoja jonë… i cili nuk interesohet më për këtë popull, por po merret me trika (truke), kujton se rrin në pushtet duke ia futë Saliut e Metës, si Biden në Amerikë, që kujton se ia futë Trumpit me artifica ligjore dhe e pengon atë të dalë kandidat për President në 2024… Se po doli Trump, e shembë!

Nuk punojnë për vendin e popullin, por merren me poshtërsi e hajni dhe me trika (truke) kundër kundërshtarëve politikë! E kjo i çon padyshim drejt një pushteti të deformuar e autokratik. Rama mund të humbë keq, nëse nuk synon t’i shërbejë këtij populli, pasi duket se po ua dhuron vetë pushtetin Saliut e Metës…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.