Paaftësia e shqiptarëve për t’i dalë zot vetes e intersave të tyre, ka bërë që t’i shohin ndërkombëtarët si zoti në tokë

0
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Qenie inferiore, zgjohuni. Mos rrini duke ia futë vetes e njëri-tjetrit, për hir të askujt, as të ndërkombëtarëve. Në Kongresin e Berlinit u ndanë trojet e shqiptarëve, pas pushtimit osman. A mirë ishte? Jo, unë mendoj se ishte keq, e ju bëj thirrje të gjithë atyre, që mendojnë se ishte keq të menfojnë e reflektojnë.

Se nëse ndërkombëtarët na ndihmuan me luftën në Kosovë, kjo nuk dmth. se ata kanë të drejtë tani të fusin në veri për intetresat serbe një minë me sahat, një dinamit. Veriu i Kosovës është i Kosovës e serbët aty duhet të kenë të drejtat e tyre, të jetojnë aty meqë janë, nuk kanë qenë aty më herët, por kanë ardhë. Prandaj ata nuk duhet të lejohen t’i krijojnë ptobleme ekzistencës së shtetit të Kosovës.

Shoh këto kohë një tendencë anti-shqiptare të vetë atyre që mbahen edhe për patriota, disa prej tyre i kam miq. Nëse Albin Kurti ka gabimet e tij, në planin e sanksioneve ndaj tij, të mos takimit të BE-së në zyrë e tij, apo të ndërprerjes së Ambasadës Amerikane të dialogut strategjik me të, nuk e ka fajin Albini. Ndërkonbëtarët, ata që nandanë dikur e nandihmuan për ta bërëKosovën shtet, nuk duhet të tallen me ne e me interesat e Kosovës si shtet. Të mos lejohen të bëjnë gjëra, që çojnë në Boshnjakizimin e Kosovës. Po të bëj shtet, por po luaj harushë me ty, kështu nuk shkon. Edhe pse kemi servila shqiptarë plot që i shohin ata me madhështi.

Dhe nëse Albini po mbron interesat e Kosovës, ai nuk mund t’i mbrojë ato përgjithmonë nëse një pjesë e shqiptarëve, që e urrejnë Albinin për interesat e tyre, se janë opozitë apo se janë me Ramën, nuk duhet të bëjnë krim kundër vetvetes, siç bëri Hashimi, që nuk e dëgjoi Albinim për Gjykstën Speciale dhe përfundoi pas hekurave. Nëse Albini e ka mirë diçka e në interes të Kosovës, ai duhet mbështetur, e jo sulmuar patologjikisht, pavarësisht se çfarë thonë e bëjnë ndërkombëtarët.

Ne duhet t’i mbajmë marrëdhëniet me ndërkombëtarët duke ruajtur interesat tona si shqiptarë. Se si Rama i mban gjithkush mirë marrëdhëniet me ta. Jepu para e mbushjua xhepat me paret e shqiptarëve, ata të lavdërojnë ose e pakta heshtin. Por kjo nuk na duhet gjë ne, nuk na shërben për mirë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.