Protestat në mbështetje të terrorizmit islamik të Palestinës dhe Rilindja Europiane Anti-Islamiko-Ruse

0
Skënder Jashari

Më 09.08.2025 edhe në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, një farë “shoqërie civile” do të organizoj një protestë pro Gazës. Tashmë protestat pro kauzave gjoja humanitare, paqësore të Palestinës a Gazës, janë bërë objekt trajtimi në mbarë Europën Perëndimore dhe Amerikën veriore. Edhe pak ditë më vonë është paralajmëruar që edhe në Republikë të Kosovës, do organizohet edhe një protestë “pro Gazës”, e që organizator i saj gjoja është njëfarë “shoqëri civile.”

Për të qenë më objektiv, kam hyrë në detaje kam gjurmuar disa nga personat që janë thirrur në emër të kësaj “shoqërie civile”, prej të cilëve kam gjetur të tillë, që: nuk kanë pasur asnjë anëtarë të familjes në Luftërat e fundit Çlirimtare Shqiptare; që kanë lidhje familjare-krushqie me Bosnje dhe që e ndjejnë veten boshnjak dhe çerkez; që kanë lidhje dhe simpati ndaj Serbisë dhe Turqisë; që kanë qëndrime dhe urrejtje ndaj Perëndimit dhe Aleatëve tonë perëndimor; që janë nga Lugina e Preshevës e që janë me porosi të qeverisë dhe agjensive inteligjente të Serbisë për të vepruar etj.

Kjo “shoqëri civile” prononcohet që ka marrur leje tek kryetari i komunës së Prishtinës dhe nga ajo që kuptohet, tentohet të paraqitet si protestë “kulturore”, para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, e jo të merrej leje tek Policia e Republikës së Kosovës.

Lufta e Izraelit kundër terrorizmit islamik e sidomos Hamas-it në Gazë, si SHBA dhe Vendet Perëndimore, nuk e kanë cilësuar se ka shkelur Ligjet e Luftës. Kryerje të gjenocidit( siç propagandojnë qarqet ultraradikale islamike në Trojet tona), spastrime fetare( etnike nuk ka për faktin se të tillët identifikohen me fe, e jo me komb), vrasje masive apo shkelje të Ligjeve të Luftës, në çdo rast mund të argumentohen dhe kundërargumentohen.

Askund e asnjëherë Izraeli nuk kreu ndonjë masakër siç Serbia vrau mbi 50 anëtarët e Familjes Jashari, apo të ndonjë masakre si të Masakrës së Mejës mbi 380; të Reçakut; Izbicës; Poklekut e qindëra masakrave të tjera të kryera nga Serbia. Apo siç Serbia kreu krime lufte në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë madje edhe gjenocid në këtë të fundit.

Afrika Jugut, ka këruar që të ndjeket penalisht Netanjahu dhe Gallant, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, që mes datave 8 tetor 2023 deri 20 maj 2024( por për vitin 2025, nuk përfshinë asnjë akuzë, që dmth: së asnjë krim lufte nuk është kryer!), forcat izraelite kanë ndaluar qasjen në ushqime, furnizime mjekësore, rrymë dhe ujë të popullatave arabe të Gazës, por nuk ka akuza për masakra, gjenocidë a spastrim etnik.

Derisa ndonjë shtet, si Holanda, ka ndaluar hyrjen e ministrave ekstremist të Qeverisë Izraelite tash së fundi, apo edhe ndonjë rast më parë, apo disa kërcënime për ndërprerje të furnizimit me municione e armatime ndaj Izraelit nga disa vende të tjera perëndimore, këto kryesisht si formë presioni politik nga Qeverisë Izraelite, për të mos vazhdu më tej veprimet ushtarake.

Natyrisht në mediet tona nuk shohim jurist të specializuar të flasin për Ligjet e Luftës( sepse të tillë në Kosovë akoma nuk ka!), por shohim që propagandues të ndryshëm shprehin urrejtje e mosdurim fetar, racor e anti-semit. Se Izraeli është duke kryer gjenocid, krime lufte, spastrim fetar, vrasje, masakra, uri të qëllimshme, vrasje gazetarësh, bombardime objektesh të mbrojtura, etj, këto në Trojet tona, janë krejtësisht propagandë e Serbisë dhe hoxhallarëve të financuar a ndikuar nga Serbia, Turqia dhe Rusia.

Protestat pro terrorizmit islamik të Palestinës

Këto organizime natyrisht që nuk janë të rastësishme dhe nuk janë vullnet i qytetarëve të sheteve tona. Fatkeqësisht protesta e tillë “paqësore” në Republikë të Shqipërisë, nuk është shpërndarë me forcë nga policia, me gjasë as kjo në Kosovë nuk do të shpërndahet e nuk do ndalohet. Për dallim që në të gjitha shtetet e BE-së, protestat pro Gazës janë ndaluar dhe shpërndahen me forcë.

Protesta të tilla pro Gazës, cilësohen si protesta në mbështetje të terrorizmit islamik të Hamas-it dhe gjitha organizatave tjera terroriste islamike, e për këtë arsye në të gjitha vendet e BE-së janë të ndaluara dhe policia i shpërndanë me forcë( derisa tashmë kemi parë edhe angazhim të qytetarëve p.sh: Britanik, që kanë shpërndarë protestat e tilla). Të njejtën rrugë si vendet e BE-së edhe Republika e Kosovës do duhej ta ndjekë që:

1. Institucionet e sigurisë duhet të parandalojnë dhe shpërndajnë me forcë çdo protestë pro-terrorizmit islamik Palestinez. Organizatorët dhe pjesmarrësit të hetohen dhe ndjeken penalisht, në përputhje me ligjet vendore penale, ashtu siç në çdo vend të BE-së janë duke u parandalu dhe shpërndarë me forcë protestat, si dhe duke u arrestu dhe dënu e pastaj edhe dëbu të tillët.

2. Bashkësia Islame e Kosovës në kordinim me Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, duhet të ndalojë çdo predikim, këshillim privat a publik apo simpatizim a mbështetje të tërthortë a të drejtëpërdrejt ndaj viktimave arabe të Gazës.

3. Partitë politike duhet të distancohen dhe marrin masa kundër zyrtarëve të tyre dhe të distancohen nga aktivistët, që mbështesin, propagandojnë dhe marrin pjesë në aktivitete pro-terrorizmit dhe të deklarohen publikisht në lidhje me orientimin e tyre ndaj orientimit të Republikës së Kosovës karshi integrimeve Euro-Atlantike.

4. Qeveria e Rep. të Kosovës, do duhej të radhitej hapur në krahë me SHBA-në dhe Europën perëndimore, për sa i përket konfliktit izraelito-palestinez dhe të dënojë terrorizmin islamik arab të Gazës.

Ne shqiptarët jemi pro-izraelit

Pavarësisht që disa shqipfolës të fshehur prapa “shoqërisë civile”, edhe këtë herë duan që t’i përmbushin porositë e agjenturave serbe, që edhe në Trojet tona të organizohen solidarizime dhe mbështetje pro-terrorizmit dhe në fund të fundit pro-krijimit të një “shteti” palestinez.

Natyrisht ne do duhej të organizonin protesta kundër Palestinës dhe terrorizmit islamik, pasiqë është duke u rreziku Integriteti, Sovraniteti dhe Rendi Juridik dhe Kushtetues i Republikës së Kosovës, si dhe është duke e rrezikuar Ekzistencën e Kombit Shqiptar dhe Interesat Kombëtare Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në mërgim.

Derisa në rastin e masakrave në Kosovë, nga forcat e Serbisë dhe asambli gjoja kulturore serbe, gjegjësisht çetnikët serb, donin të shkonin në Gazë për të festuar Krishtlindjet. Ashtu kishte kërkuar edhe Millosheviqi i cili ishte kërcënuar nga shteti izraelit që do arrestohej për krimet e luftës në Kosovë. Asambli çetnik serb, vallëzonte me arabët e Gazës( palestinezët). Në të njejtën kohë bota arabe kishte dhuruar deri 4.5 miliardë dollarë( varësisht nga burimet e ndryshme ndryshon) dhe sasi të konsiderueshme të municioneve.

E kundërta ndodhi me Izraelin i cili dërgoi ndihma humanitare për refugjatët shqiptar, pranoi refugjatë në Izrael( duke i pritur personalisht kryeministri Izraelit Netanjahu), si dhe dërgoi disa dhjetëra ushtarak-mjek, për t’i shpëtu jetën refugjatëve shqiptar që iknin prej Kosovës. Pa harruar rëndësinë vendimtare të Lobit hebre në SHBA dhe Europë, që ishin vendimtarët që bënë që perëndimi ta mbështesë Kombin tonë gjatë Luftës së Kosovës, e cila edhe këtë rast u paraqit drejt( Luftë mes Perëndimit dhe Lindjes, ku me Lindjen ishte Serbia, Rusia, Kina dhe bota arabe dhe në anën tjetër ishim ne me Perëndimin).

Qëndrimet tona politike në arenën ndërkombëtare, do duhej të ishin vazhdimisht në vijë të njejtë dhe në çdo rast prapa SHBA-së. Jemi një komb, me 7 a 20 milion banorë, derisa përballë kemi: botën pansllaviste me në krye Rusinë( prapa së cilës qëndron edhe Kina); botën pan-turike( në krye me Turqinë, e cila shtiret akoma si “mik”) dhe botën pan-islamike( të cilët fanatikët islamik nuk i konsiderojnë si armiqë, pavarësisht se nuk marrin fare mësime, nga rasti i arabëve gjegjësisht egjiptianëve të Gazës, që rreth 300-400 milion arab, i braktisën tash së fundi, madje as ndihma humanitare nuk u japin.).

Veçmas shumë me seriozitet duhet të merret parasysh fryma e Rilindjes Europiane Anti-Islamiko-Ruse, që është duke u përhapur me të madhe në shumicën e vendeve Europiane.

Rilindja Europiane Anti-Islamiko-Ruse!

Në lidhje me Terror-rusinë, tashmë shumica e shteteve perëndimore, institucionalisht kanë ndërmarr veprime të duhura politike, ligjore, të sigurisë dhe ushtarake, për t’i bë ballë çdo agresioni a sulmi të mundshëm. Fatkeqësisht shtetet tona, shumë pak kanë bërë për t’i bë ballë agresionit të “Rusisë së Vogël” (Serbisë).

Mirëpo kjo nuk ka ndodhur edhe për sa i përket parandalimit dhe luftimit të terrorizmit islamik. Qytetarërt e vendeve të BE-së, janë ngopur me premtimet bombastike por me veprime minimaliste të qeverive të tyre si kundër islamizmit. Mediet shumë pak i publikojnë faktet e tilla, me qëllimin që mos të diskriminohen, etiketohen a edhe potencialisht mos të ndikojnë në rritjen edhe më të madhe të frymës anti-islamike.

Kjo ka bërë që qytetarët e vendeve të EU-së dhe Amerikës Veriore, gradualisht janë duke u vetëdijësu dhe ndërgjegjësu, e që në çdo rast të zgjedhjeve, vazhdimisht shihet forcimi i partive politike që janë më radikale kundër islamizmit. Por jo vetëm kaq, tashmë qytetarët e shumicës së vendeve të Europës Perëndimore dhe Amerikës veriore, kanë filluar lëvizje që masovikisht kanë mbledhur rreth vetes qytetarët e tyre, që protestojnë, kundërprotestojnë e deri edhe në mënyra të ndryshme kundërveprojnë a veprojnë në parandalimin, luftimin dhe dëbimin e emigrantëve dhe popullatave islamike prej vendeve të tyre.

Natyrisht lëvizje të tilla, tashmë shihen në Poloni, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Gjermani, Austri, Itali, Francë, Spanjë, Portugali etj. Por mrekullia është mbi gjitha, që më as miri kjo lëvizje anti-islamike është shpreh në Kombin tonë, me Lëvizje të ndryshme për Kthimin në Fenë e të Parëve, fatkeqësisht kjo jo në mënyrë institucionale dhe a të organizuar mbarëkombëtare. Nuk shihen akoma që janë të organizuara në nivele nacionale apo mbarë Euro-Atlantike, por duket sheshazi që në rrugë të tillë është duke shkuar.

Protestat kundër islamizmit, janë shumë të bazuara, pasiqë qytetarët Europian, kanë parë, këto fakte që shumica e medieve i kanë fshehur a heshtur për qëllime të ndryshme: shumica e sulmeve terroriste janë kryer nga islamik; shumica e krimeve ordinere janë kryer nga islamikët; shumica e personave që nuk duan të punojnë janë islamikët( mos i keni parasysh disa vende periferike të BE-së, apo të tillat si Polonia që ka refuzu çdo pranim të refugjatëve islamik) etj.

Ajo që më intereson mua, është që të krijojmë Strategji Kombëtare, për të mbrojtur Kombin nga ndikimet ideologjike fetare, që në të kaluarën kanë përpjestuar duke shkaktu copëtim të Trojeve tona, asimilim më tepër se gjysmës së Kombit tonë, që në këtë Rilindje Europiane Anti-islamiko-ruse, të mos pësojë sërish Kombi dhe Atdheu yn, siç kemi pësuar që nga vitet 1689-1690; 1835; 1878; 1912-1956.

Më: 08.08.2025

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.