🟢 KUR NISËM TË SHKRUANIM

0
Kolec Traboini - Alfred Çapaliku

Alfred Çapaliku ishte shoku im i rinisĂ« me tĂ« cilin mĂ« afroi letĂ«rsia me njĂ« pasion tĂ« pandreqshĂ«m. UnĂ« njĂ« punĂ«tor nĂ« FabrikĂ«n e FibrĂ«s nĂ« Kombinatin e Drurit ShkodĂ«r, ai gjimnazist. NĂ« atĂ« moshĂ«, krijimtaria letrare na kish pushtuar dhe na bĂ«hej se tjetĂ«r gjĂ« qĂ« ja vlente pĂ«rkushtimi, bota nuk kishte. Mblidheshim plot bashkĂ«moshatarĂ« nĂ« Klubin e RinisĂ« kur rethin letrar e drejtonte pedagogu Hasan Lekaj. Profesori arriti qĂ« tĂ« nxirrte dhe almanakun letrar vjetor “Shtigjet e çeluna”. Ishtin vitet 1968 – 1971. NĂ« rrethin letrar u njoha edhe me Dod Kaçaj, Tonin Shtjefnin, Mehmet ShpuzĂ«n, Fejzi GushtĂ«n, Bashkim Golemin, Shyqyri MollĂ«n e tĂ« tjerĂ«.

E vërteta është se me të gjithë këta takohesha dhe bashkëkbisedimi me ta ishte një kënaqësi në atë botë ku kënaqësitë ishin të vogla dhe kishte mungesë lirie. Ndoshta kjo mungesë i bënte njerëzit të lidheshin më shumë me njeri-tjetrin.

PranĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« tim Ati ku kalova fĂ«mininĂ«, ishte njĂ« arĂ«, njĂ« fushĂ« pĂ«rherĂ« e blertĂ«, qĂ« e quanim Ara e PjetĂ«r Cubit. Po ne, as PjetĂ«r as Cub nuk kishim parĂ« kurrĂ«. Shihnim aty veç dele dhe ndonjĂ« kal a kafshĂ« tĂ« tjera shtĂ«piake. Erdh njĂ« kohĂ« qĂ« edhe ara, vendi ku loznim si tek libri ” Djemt e rrugĂ«s Pal”, qĂ« ne e perifrazonim “Djemt e rrugĂ«s Badra” tĂ« prishej. Ara e blertĂ« e fĂ«minisĂ« nuk ekzistonte mĂ«. Shteti e shiti pjesĂ« pjesĂ« dhe kush i bleu ndĂ«rtoi shtĂ«pi. QĂ«lloi qĂ« pikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« prindĂ«t e Fredit ndĂ«rtuan aty shtĂ«pi dhe kishin hyrĂ« ende pa mbaruar.

Kësisoj Fredin e kisha më pranë. Madje ndonjëherë kur shkëmbenin libra më merrte dhe në shtëpinë e vet. Aty u njoha me prindët e tij. E si çdo nënë shkodrane, nëna e Alfredit na nxirrte amelcina. Në çdoshtëpi shkodrane ishte kjo. Ruaj në kujtesë edhe nënën e shokut të klasës Luigj Naraçit, gruaja e doktorit Kel Naraçi, aty në Gjuhadol edhe nënën e shokut tim të fillores Ndoc Çoba, Karmelinën, motrën e saj Angjelina Koliqi (Njomi), gruaja e Andrea Skanjetit, e deri tek nëna e shokut të klasës Gjon Lulit, që ishte rrënjë e degë nga familja Ded Gjon Lulit të Traboinit të Hotit.

Rroku Luli, babai i shokut tim atë kohë ishte i burgosur. Por dhe Dada File, që ishte prej Trieshti, motra e rrobaqepsit Ndoc Trieshi dhe martuar në Grudë me Ded Luc Nikën nip i fisit tonë Gojçaj. Nuk e harroj edhe Krisanthin, gruan e infermjerit Koço Cici që më merrte në festa fetare orthodokse, kishin femijë bashkëmoshatarë me mua, Fanin dhe Elsen. Në të gjitha këto familje isha i mirëpritur si djali shtëpisë. Nuk ka gjë më të bukur në fëmini se sa përballja me amelcinat e nanave shkodrane.

Ndoshta unë, anipse familjarisht shkodran që para vitit 1900 kur im Atë i vogël zbriti nga Hoti për tu shkolluar dhe jetonte në një familje italiane, më shihnin me syrin e malësorit të vogël dhe në këtë vlerësim mbase ndikonte mbiemri.

Isha si të thuash ai ngjyrim që Shkodra e ka pas gjithmonë, çdo familje qytetare e kishte një rreth miqësor në Malësi apo katunde. Kam parë më sytë fëminisë se si dyndeshin familjet shkodrane në Hot të Ri në festen e Shnjonit (Shën Gjonit) që është festa fetare e Hotit të vjetër dhe të Ri. Im Atë mesues, e kam shkrur dhe herë të tjera, ishte i ftuar çdo vit prej nxënësve të tij në Postribë në çdo festë Bajrami.

Po fjalën e kishim te pasioni për letërsinë, kur rrinim e diskutonim për libra me orëtë tana. Edhe te shtëpia e re e Fredit po ashtu.

NĂ« saj tĂ« atij pasioni rinor pĂ«r letĂ«rsinĂ« na u hapĂ«n shtigjet ne tĂ« rinjĂ«ve tĂ« “Shtigjeve tĂ« çeluna” tĂ« Hasan Lekajt dhe Ferdinand Bushatit, drejtori i Klubit tĂ« RinisĂ« ky i fundit.
Tonin Shtjefni, Alfred Çapaliku, Rudina Lohja, Suzana Jegeni, Valentina Ago, Mehmet Shpuza, Riza Lahi dhe unë, të gjithë nga rrethi letrar, shkuam me studime universitare.

VetĂ«m Mehmet Shpuza u ndĂ«rpre nga studimet prej Mehmet Shehut, sepse krimineli vigjilent qĂ« i kishte pushkatuar tĂ« atin shokut tonĂ«, e zbuloi “sekretin”. Shoku jonĂ« Mehmet Shpuza e kishte ndĂ«rruar mbiemrin pas ekzekutimit tĂ« babait si nacionalist e armik i komunistĂ«ve.

Rrallë jemi takuarmë pas me shokët e pasionit për letersinë në fillimet tona. Jeta bën të vetën. Veçmas pas vitit 1990 humbën të gjitha lidhjet. Unë po nëpër botë, në Greqi dhe në Amerikë.

Ftuarnga prifti, qĂ« edhe ai “vuan” nga pasioni i letrave shqipe, shqiptari i KosovĂ«s Dom Nik Ukgjini, u gjendĂ«m nĂ« pĂ«rurimin e rindĂ«rtimit tĂ« KishĂ«s sĂ« Ndre MjedĂ«s. Aty nĂ« sesionin shkencor edhe unĂ« edhe Alfred Çapaliku. Nuk ishim mĂ« ato tĂ« rinjtĂ« e marrosun pas letĂ«rsisĂ«. Rinia kishte ikur larg dhe pasioni kishte mbetur, por kish marrĂ« trajta tĂ« reja. U çmallĂ«m me Fredin. Kujtuam miq e shokĂ«, trazuam kujtime e ngjarje qĂ« mbase i kishim harruar.

Ishim ulur afĂ«r nĂ« sesionin shkencor. I kĂ«rkova ndonjĂ« libĂ«r me poezi tĂ« tij, por mĂ« tha se nuk kishte me vete. Pastaj mori njĂ« letĂ«r tĂ« bardhĂ« dhe shĂ«noi diçka. Ndoshta gjĂ«nĂ« mĂ« tĂ« bukur qĂ« mund ti jepej njĂ« miku tĂ« vjetĂ«r. NjĂ« poezi me katĂ«r rrjeshta tĂ« Jacques PrĂ©vert me titull “Njeriu i madh” e shqipĂ«ruar nga profesor Fredi, se ai ishte pedagog nĂ« universitetin e ShkodrĂ«s, ku kishim mike dhe njĂ« poete lirike me ndjesi tĂ« holla, pedagogen Ledri Kurti Kraja.

Poezia e Jacques Prévert ishte kjo:

NJERIU I MADH
Tek një rrobaqepës statujash
Kur unë një ditë e pashë,
Ai merrte masat
Për brezat pasardhës.

…e shĂ«nimi: “Kolecit tĂ« paharruar kĂ«tĂ« pĂ«rkthim nga italishtja prej Alfredit.”
Folëm për letersinë, folëm për gjithçka që mund të flitet pas një kohë mungesash kaq e gjatë.
Por mbeten edhe gjëra pa thënë. Ajo që desha ti them Fredit, por nuk arrita, ishte: Vërtetë nuk bëmë ëmër të madh, por jetësuam pasionin tonë. Të tjerat janë manipulime historike, klanesh, grupesh, interesash, ashtu siç ndodh dhe në librat e historisë ku luftërat i bëjnë ushtarët, por betejat marrin emrat e gjeneralëve.

©️Kolec P. Traboini
đź”°Kujtime / Pantheon Info

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.