TAKIM ME NXËNËS DHE PROFESORË GJERMANË

0
Bajram Muharremi-Bistrica - takim

Bajram Muharremi-Bistrica

Sot, më 15 korrik 2025, pata nderin të jem i ftuar në Prishtinë si shkrimtar dhe poet, në një takim të veçantë me nxënës dhe profesorë të shkollës “Helmut Schmidt Gymnasium” nga Hamburgu, të udhëhequr nga prof. Hedi Bauden.

Takimi u zhvillua në kuadër të projektit ndërkombëtar “Architecture of Hope – Echo of Hope”, ku u trajtuan temat e kujtesës, dhimbjes dhe shpresës, në lidhje me luftën në Kosovë.

Ishte një emocion i veçantë të flisja për të kaluarën tonë të dhimbshme, për plagët që ende janë të freskëta në kujtesën e popullit tonë, por edhe për forcën e jashtëzakonshme të një kombi që nuk u dorëzua kurrë.

Fola për të vërtetën – për viktimat, për masakrat, për fëmijët dhe gratë e pafajshme, për të zhdukurit dhe për ata që mbijetuan për të treguar historinë.

Por mbi të gjitha, fola për shpresën, për dashurinë ndaj jetës, për rilindjen e një populli që nga hiçi ndërtoi ëndrrat e lirisë.

Falënderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht Imran Alitin, e cila është nga Gurgurica e Tetovës, me banim në Hamburg, për kontributin e saj në këtë projekt; si dhe të rinjtë gjermanë, që dëgjuan me vëmendje, bënë shumë pyetje me zemërhapur dhe respekt, duke treguar se ndërtimi i urave mes popujve fillon me të vërtetën, me dialogun dhe me ndjeshmërinë njerëzore.

Liria nuk është vetëm një fjalë – është amanet.
Dhe ne jemi zëri i atyre që nuk mundën të flasin.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, shkrimtar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.