Stuhitë politike që po shkatërrojnë gjithëçka

0
Kuvendi i Kosovës 39

Koment

Skënder MULLIQI

Amnistia e mundshme e këtyre kuvendarëve me stuhi shkatërrimtare politike, mund të rrëzon për toke Republikën e Kosovës! Njerëzit janë të frikësuar, pse po e bëni këtë, o njerëz? Kjo që po ngjanë në Kuvendin e Kosovës temë që nuk ke se si ti ikësh, nuk është gjë tjetër veqse një ide e qmendur dhe e paskrupullt. Pushteti nuk merret më dhunë, por më zgjedhje demokratike të dalë nga vota e lirë. Po shkaktohet kaos politikë që mund të eskalojë në diçka shumë e keqe që nuk do të dëshironte askush. Nuk ka tretman më të keq kjo që po iu bëhët qytetarëve në Kuvend. Në Republikën e Kosovës, nuk respektohen zgjedhjet, nuk respektohen ligjet dhe as Kushtetuta.

Populli po manipulohet në emër të tyre, e që nuk përkon më të vërtetën. Ata që nuk i ndëgjojmë këta, janë në shënjestër për një kohë të gjatë. Këta po sillen dhe veprojnë sikur që të ishin vetë shteti. Veprimet e tilla të rrezikshme për të ardhmën e vendit, nuk do të delë kush nga miqët tanë që të na mbrojë në rast të ndonjë situate të pakëndëshme, apo kërcënim nga ana e Serbisë. Heshtja e tyre kaq e gjatë për lojërat e ulëta në kuvend, flete shumë për indefirencën e tyre edhe në raste shumë më serioze që mund të futemi. Këto nuk po i lagoritin këta njerëz të pa përgjegjshem të veshur më petkun e deputetit.

Bota demokratike na ndihmojë të behëmi shtet i pavarur dhe sovran më shumë viktima në njerëz dhe dëme të tjera materjale, e këta sillen më kapadaillëk, thua së nuk po ndodhë ama bash asgjë! Është koha që populli të bashkon forcat dhe njerëzit më autoritet për të ofruar zgjidhje për të mirë, për sfidat kryesore në shoqëri. Kosovës po shihet tash apo moti ka qenë dashur të inkuadrohen në politikë, njerëz që aktualisht janë në margjina të jetës politike. Këtë po them se është bërë mjaftë më njerëz të pa papërgjegjshem dhe të padijshem të politikës.

Keqmenaxhimi, korrupcioni dhe krizat ekonomike për shumë kohë e kan gërryer vendin nga mbrenda, shtrojnë domosdon e përjashtimit nga jeta publike të të gjithë atyre që janë bërë pengesë e proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike në Kosovë. Nëse nuk ndryshon ky kurs regresiv politikë, dështimin në shtëtndërtim dhe mirëqenje e kemi të gatshem. Koha nuk është në favorin tonë, ajo nuk na pret.Po vonohemi shumë që të bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar. Duhet të lirohemi sa nuk është bërë vonë nga të gjitha strukturat politike reakcionare…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.