Arben Çokaj
Kalimi nga bualli në buall!
1,5 milion Euro thotë një kandidat i ri socialist se ka harxhuar për të blerë mbi 9000 vota!
Përdorin pushtetin për të vjedhë e për të bërë prona, më pas i përdorin një pjesë të parave për të blerë vota, e kështu riciklohet pushteti nga bualli në buall.
Politika shqiptare funksionon si mafia.
Pastaj fusin disa rrogtarë e disa pa pagesë, e u thonë: “bëni gam-gam!” A ke fakte? – më thotë një shok socialist. Jo s’kam, këta po flasin vetë, por nuk i kapë kush!
(Një pytje kam, për këta shokët e mi që bëjnë gam-gam: nëse ky bualli ka harxhuar 1,5 milion Euro, a do i fitojë ato me rrogë, se as deputet nuk doli, apo si?! Apo ka marrë ndonjë tender e pret të marrë edhe ndojë tjetër?! Mbyllni sytë e mos shihni!)
Nuk ka demokraci në një vend, ku njerëzit i tremben shtetit, por në një vend ku shtetarët i tremben njerëzve dhe punojnë për rrogën që marrin nga paratë publike!
Platoni, te ‘Republika’ thotë se: “Ata që nuk merren me politikë, janë të detyruar të durojnë pasojat e atyre që merren me politikë!”
Me një fjalë, zgjedhjet u çertifikuan…