A po i mungon skënes tonë politike serioziteti…?

1
Albini - Lumiri - Memli - Ramushi

Koment

Skënder MULLIQI

Tashmë kaluan shumë palë zgjedhjësh në Kosovë. Në skënen politike nuk pamë programe, aftësi programore gjithëpërshirëse konkuruese që do t’i sjellin të mira vendit. Partitë dhe politikanët e dobët jo të gjithë kanë konkurruar më premtime fushatash eloktorale e asgjë më shumë. Po mungojnë temat e rëndësishme për shtetin, për rrethin, bashkinë, qytetin dhe popullin. Të merituarit për poste locale deri në ato qendrore, janë figura jo shumë më integritet, që konkurrencen e shohin për të përfituar përsonalisht, dhe kjo ka bërë që të stagnojnë në procesin e tranzicionit.

Politika në Kosovë kalon nga afera në aferë, nga dyshimi deri të mos arrestimi për abuzimet e llojeve te ndryshme. Kultura politike është reduktuar në nivel të ulët dhe primitiv të diskutimit publik si nga politikanet ashtu edhe të një pjesë të cilët vetit i thonë analistë poltikë, e në fakt janë do pollavragji, zhurmagji, dhe çka është më e keqja edhe më prapanicë të shitur… Po thuaj kurrë këta njerëz nuk ju nënshtruan verifikimit të besueshem, veçanërisht jo gjygjësorit të ndershem, ose përgjithësisht ndërshemirisë dhe moralit politikë. Kanë mbetur jashtë inkuadrimit si në politikë ashtu edhe në media njerëzit eminent, njerëzit më bagazh inteletual dhe moral.

Na mbyten halabaket e ndryshem më broqkullat e tyre të dëmshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Shumë çka ka mbetuar në fushën e spekulimit dhe mistifikimit. Ende në lojë janë lojtarët e dobët politikë, që shumë dëme e kan shkaktuar vendit për këto vite. Vendi po përballet më politika jo në kuptimin e vërtetë, programor dhe njerëzor, por më sulme verbale dhe ekgzagjerime mediatike të cilat për asgjë nuk na hynë në funksion. Publiku i gjerë është lodhur më pollavra të tilla. Skenën tonë politike po e shquajnë edhe skandalet, nga prishja apo krijimi i aleancave edhe atëerë kur janë teper të nevojshme për vendin. Opozita ka mbetur më logjikën e vjeter sa për të ardhur në pushtet, për të vazhduar më avazet e vjetra të keqpërdorimit të pozitës shoqërore dhe politike.

Nuk shprehin gadishmëri që të mbrojnë interesat e qytetarëve dhe të Kosovës, në momente pikërishtë që kërkohet bashkëpunimi i përgjithshem. Lufta për pushtet e shumë më pak për shtet është bërë e tmershme.Disa media promovojnë dhe sulmojnë me denoncime false. E kundërta është gjithashtu e vërtetë, varësisht se sa politikanë dhe parti kanë media miqësore ndaj tyre dhe mikpritëse ndaj paraqitjeve të tyre. Të famshm në këtë drejtim janë bërë disa televizione dhe media elektronike meqense Kosova ka mbetur i vetmi vend në rajon që shumë vite pa media të shkruara, që është presedan i llojit të vet, e që është një temë tjetër. Është krijuar përshtypja logjike se në arenën politike ka shumë lojtar të preferuar ose shërbëtor të dikujt.

Është bërë e vështirë të arrihet e vërteta. Ne po shohim e dëgjojmë atë që kush po thotë të vërtetën, kush i shmanget të vërtetës, kush gënjen, që manipulon informacionin dhe analizon vetëm ata që janë në favor të tyre, që janë autentikë dhe kush është lojtar apo mercenar i dikujt… Dhe ne e dimë se interesat për çdo formë qeverisjeje dhe pushteti tregohen nga forcat sunduese dhe strukturat e ndryshme dhe qendrat e pushtetit biznes-korporativ, grupet e menaxhimit, dhe fraksionet dhe grupet parainteligjente, lobimet etj.Neve ende po na mungon shteti i fuqishem i prosperuar dhe shteti i se drejtës.

Po na përcjellin krizat institucionale, po na mungon ndëshmeria, besueshmëria, morali dhe shumë çka tjetër. Gjëja më e trishtueshme është se kaq shumë lojtarë politikë mbështillen me patriotizëm, sovranitet, djathtizëm dhe ndershmëri, ndërsa mund te jene ndryshe. Kem nevojë për një shoqëri në të cilën është e mundur të përcaktohet se çfarë është e vërtetë, e çka e pavërteta. Na duhet shoqëri emancipuese, një shoqëri që më gjithçka e bënë aparatin shtetëror të ndershem. Erozioni dhe prishja e përgjithshme duhet të mos vazhdohen. Të mbrëtërojë arsyeshmëria, e afta, autentika e jo falsifiteti mbytës. Me vullnet të përgjthshem që shumë po na mungon mund të arrijmë deri të e mira ….Skenës tonë politike dhe publike po i mungon serioziteti…

1 KOMENT

  1. z. Skënder, fort mirë e keni shtjelluar mungesën e seriozitetit në politikën në Kosovë.
    Një fjalë u urtë popullore na mëson: “Çdokush nuk mund të merret me politike!
    Mendoj se politika është helm, ndaj duhet konzumuar në doza të vogla.

    Poashtu mendoj se për t’u marrë me politikë, është e nëvojshme që më parë të plotësohën disa kushte, ndër të cilat:
    1. Te kesh shkollë politike (sado pak),
    2. Të posedosh rang (pozitë) në politikë,
    3. Të merresh seriozisht me politikë… Në politikë nuk ka ili-vili!
    ***
    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.