Arben Çokaj
Batoni e Berati ia paskan shkrua një tekst Grenellit, të dekoruar nga Vuçiq, për me e sulmua Albin Kurtin tani një javë para zgjedhjeve, sikur ai po flet nga Shtëpia e Bardhë!
Batoni e Berati shkuan në New York, për të takuar Grenell, pas fitores së Trump. E nga New Yorku, Batoni thoshte: “Mjerë Albini se çfarë ka me e gjetë. Nuk do e doja veten në vendin e tij!”
Batoni me Beratin e disa shqiptarë tjerë kujtonin se Grenell po bëhet Sekretar Shteti për politikën e jashtme, por u bë senatori Marco Rubio. Megjithatë, ata prapë përpiqern sa munden. E Grenellin e lanë në dorë të këngëtares Bleona Qerreti…
Në fakt këta suflera të Serbisë, deri te Hashimi e Rama, po ia bëjnë lojën serbëve siç ka ndodhë në histori, kur shqiptarët me duart e tyre, deri te Zogu e liderët e Kosovës, i kanë dhanë territore Serbisë e fqinjëve të tjerë!
Tani po duan me ia dhanë veriun e Kosovës Serbisë, por duan që këtë plan ruso-serb, ta paraqesin si projekt të Trumpit, me ndihmën e Grenellit, duke i thënë Trumpit se shqiptarët vetë, duan me dhanë territor, për hir të paqes! Por po u prishë punë Albini, prandaj e sulmojnë, nuk duan ta lënë në krye të Kosovës! Por Albini i ka lidhjet e forta në SHBA, nuk po mashtron!
Ky sulm i Grenell kundër Kurtit vjen një javë para zgjedhjeve në Kosovë, në mënyrë që ai me aq ndikim sa ka, të ndikojë negativisht për zgjedhjen e Kurtit. Ai bën lojë serbe, e shqiptarët që janë në shërbim të Serbisë, po e pompojnë atë, që ai të bëjë aq sa mundet, duke u paraqitur në emër të Presidentit Trump.
“Serbia i paguan të dërguarit të ish-presidentit amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, 100.000 dollarë në muaj” Dušan Janjić, viti 2021
Uroj që Marco Rubio e Trump të mos ndikohen negativisht prej Grenell, dhe nëse Albin Kurti e fiton edhe një mandat, kjo mund të sigurojë që gjatë këtij mandati, kufijtë e Kosovës të mbrohen, se Trump nuk besoj se bën veprime, pa u koordinuar e dëgjuar më parë liderët e zgjedhur të Kosovës.
Reagimi i Richard Grenell në platformën X – “Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në mbarë botën, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut.” – ky është posti që Grenell ka – Trump e ka larguar nga Ballkani – pyetet Marco Rubio e Trump, jo Grenell:
I have many friends in Kosovo and Albania…and many friends in Serbia and throughout the region.
The Trump Administration has worked and will continue to work towards peace for everyone in the Balkans.
But we need trustworthy partners.
The Kurti Government was not trustworthy during Trump’s first term, nor during Biden’s term. Both Republicans and Democrats have criticized Kurti consistently for taking unilateral actions that destabilize the region. So has the EU and NATO. The international community is united against Kurti.
U.S. companies are expanding in Albania and Serbia but not expanding into Kosovo because of Kurti.
Kurti has also been against every U.S. idea offered by Presidents Clinton, Bush, Obama, Biden, and Trump.
The rhetoric used by Kurti now, claiming that he is close to the U.S. and better than all other Kosovo governments, is absolutely false. Don’t be fooled.
SHQIP:
Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin.
Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan.
Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.
Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme, që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.
Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit.
Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.
Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni.
Reagim nga Evi Kokalari, e cila është repubklikane në SHBA dhe ka lidhje politike atje:
KJO ËSHTË NDËRHYRJE NË ZGJEDHJE. Sigurohuni që të shtoni një mohim se @POTUS (Presidenti) nuk ka asnjë lidhje me deklaratën tuaj, ose përndryshe do të sigurohem, që ai ta marrë informacionin.
Dua të di se çfarë ndodhi me BS tuaj “Imran Khan” që ju nxitët për Erdoganin? A të bërtiti Trump? Vë bast se po. Mos bëni gjëra në emër të Presidentit Trump, pa miratimin e tij paraprak!
Nëse Albin Kurti i fiton zgjedhjet e ardhshme, me kënaqësi do t’i kërkoj administratës Trump, që të takohet me të, pa praninë e Grenellit.
E di në fakt, Kurti nuk e urren Trumpin, por Grenellin, i cili e largoi padrejtësisht nga pushteti. @POTUS (Presidenti) meriton të dijë të vërtetën. Grenell e ka demonizuar Albin Kurtin në syrin e diplomacisë amerikane për të mbuluar fck up-et (poshtërsitë) e tij.
Reagimi im për Evi Kokalari e për Presidentin @POTUS:
Evi, Grenell është dekoruar nga Vuçiq dhe është paguar nga serbët, kështu që nuk është çudi pse ai e sulmon kryeministrin Albin Kurti.