12.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

28 ose 29 Nëntori i vitit 1944

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

28 ose 29 Nëntori i vitit 1944, duhet të shpallet ditë çlirimi nga Gjermania Nacional Socialiste, dhe ditë e okupimit nga komunizmi i sponzorizuar nga komunistët Jugosllav.

Në vitet 1920-ta, deri më 6 Prill 1939 është zhvilluar një komunikim ndërmjet diplomacive Italiane dhe Jugosllave, e kohë pas kohe edhe Greke se si të bëhet ndarja e Shqipnisë ndërmjet këtyre shteteve!

Këto kontakte mbaheshin pas dëshprimit që këto tre shtete e patën si rezultat i pengimit që Amerika e Woodrow Wilson-it, e bëri me 1920, kur bëri veto me forcë, dhe e pengoi shpartallimin e Shqipërisë, respektivisht Amerika e pengoi Europën të e ndajë Shqipërinë, dhe t’ua dhurojë tokën e Shqipërisë këtyre tre shteteve.

Italia në vitin 1939 duke e dijtë se lufta e përmasave të mëdha po fillon, e vendosi të e futë në mbrojtje Shqipninë, pra ia dhuroi një protektorat prej Jugosllavo-Grekëve, dhe e qliroi një pjesë të madhe të territoreve të okupuara që ishin pjesë e pavarësisë të vitit 1912.

Protektorati Italian, dhe administrimi okupues Gjerman zgjati deri me 28 ose 29 Nëntor të vitit 1944.

Nëse thuhet se Shqipnia ështe qliruar me luftën “Nacional Qlirimtare” pse shumë qytete Shqiptare të Shqipnisë iu dhuruan Jugosllavisë!?

Prishtina, Peja, Prizreni, Tetova, Gjakova etj iu dhuruan Jugoslavisë me 28 ose 29 Nëntor të vitit 1944.

Komunistët “liridashës” nuk u renditën në anën e fituesit të luftës së dytë botërore, e që ishin Amerika dhe Britania, por u renditën në anën e komunistëve Ruso-Sërb.

Rusia i okupoi të gjitha shtete e saja “mike” siq ishin: Shqipnia, Polonia, Qekosllovakia, Mongolia, Rumania, Bullgaria, RSFJ, Gjermania Lindore etj.

Shkatërrimet dhe viktimat gjatë LDB ishin pasojë e terrorit që hordhitë komuniste e bënin ndaj popullatës, dhe nuk ka qenë rezultat i protektoratit Italian apo okupimit Gjerman.

Popullata e Shqipnisë e sidomos ajo në qytetet të qliruara, në Prishtinë, Gjakovë, Pejë etj nuk kanë qenë përkrahës të fashizmit Italian, apo nacional-socializmit Gjerman, por kanë qenë liridashës të vërtetë, e jo “liridashës” komunist.

Shumica e popullatës Shqiptare nuk ka pasë informata për krimet fashiste dhe veqanërisht nacional-socialiste që bëheshin në vendet tjera.

As popullata Gjermane nuk ka dijtë për Aushvic, mizoritë, dhe gjenocidin e kryer në kampe përqëndrimi.

Me 1942 në Gjermani u organizua Kampionati Jo-Zyrtar Botëror në futboll, ku në finale Suedia e mundi Gjermaninë 3: 2 në stadiumin e Berlinit, në prani të 98 000 shikuesve! Në kampionat morën pjesë edhe ekipet e Zvicrës, Sllovakisë, Rumanisë, Bullgarisë, Hungarisë!!!

Pra propaganda Goebelsiane nuk i ka lejue informatat reale, por ka organizue edhe kampionatin boterorë në Gjermani, deri sa ndodhte holokausti!
Populli Gjerman ka qenë i informuar me filmat trillues e llojit Terezienshtat, ku propagandohej mirësjelllja ndaj hebrenjve.

Si përfundim është se 28 Nëntori i PD-së ose 29 Nëntori i PS-së duhet të shënohen, si ditë e qlirimit prej Nacional-Socializmit Gjerman, dhe si ditë në të cilën Shqipnia u okupua prej hordhive komuniste, i cili okupim zgjati deri më 1991.

Pasojat e kësaj dite okupuese komuniste ende i paguajmë si komb.

Besim Prishtina

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit