NDËRTESA E ALFABETIT NË MANASTIR TË VËHET NË MBOJTJE TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE UNESCO

0
Shtëpia e Kongresit të Manastirit

Nismë

Kjo pjesë e historisë së trashëgimisë kulturore e kombëtare për kohën e njësimit të Alfabetit të shqipes, ka mbetur jashtë kufinjve të Shqipërisë zyrtare.

Prof. Skënder Karaçica, Çikago

Njësimi i Alfabetit të shqipes në Manastir (1908) po i mbushë 116 vjetë të fjalës e të shkrimit shqip me alfabetin latin dhe në frymën e kombit, të arsimit e të shkollës shqipe me orientim të hises të participomit të vlerava me popujt evropianë. Koha e Kongresit të Alfabetit ishte një nga ngjarmjet e mëdha kombëtare, ku, elita intelektuale e kohës i kishte vënë vetës për detyrë të njësimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe e, për të nisur shtegëtimin për ditën e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Pa njësimin e tiparave të shqipes me një Alfabet unik e me shkronja të frymës evropiane ashti siç janë edhe vetë kombi shqiptar në hapësirën etnike me frymë e orientim evropian, nuk mund të kemi shtetin e pavarur të Shqipërisë, thuhej në kronikat e kohës. Kjo kohë e ndërtimit të godinës së shqipes me shkronjat e alfabetit të njësuar, u krijuan vijat e qarta kombëtare për arsimin e edukimin e brezave, të shkollës shqipe, të administratës dhe të familjes shqiptare me shenjën dalluese të gjuhës së lashtë shqipe me pasaportën indo-evropiane.

Për historinë e Kongresit të Manastirit janë shkruar me dhjetra botime shkencore për historinë e njësimit të alfabetit, janë mbajtur tryeza shkencore në institutet të gjuhës e të kulturës kombëtare, ligjërata në universitetet në Tiranë, Prishtinë e Tetovë, si dhe teza të doktoranturës të stdudiuesve të rinj shqiptarë. Në dritën historike të Kongresit të ABC-së tashti kjo pjesë e trashëgimisë gjuhësore, të kulturës, të frymës së kombit shqiptar është transformuar dhe ka shkuar në organizimin e Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë (1972) për njësimin e shqipes si një nga tiparët më njësitë gramatikore për të gjithë shqiptarët.

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manasatirit dhe koha e njësimit të alfabetit me shkronja latine e, më orientim evropian,ka ardhur koha që të marrim nismën zyrtare të dyja shteteve të Shqipërisë zyyrtare dhe të Shqipërisë tjetër Kosovë (term i Dritëro Agollit, -nënvizimi im) që Ndërtesa e Kongresit të Alfabetit të vëhet në mbrojtje të organizatës ndërkombëtare për kulturë e arsim UNESCO.

Për këtë nismë të Ndërtesës së Kongresit të Manastirit, vjen nga fakti se kjo pjesë historike e trashëgimisë gjuhësore, të kulturës, të historisë ka mbetur jashtë kufinjve të Shqipërisë zyrtare dhe, e njëjta ka mbetur më shumë në margjinat e kohës pa ndonjë status të mbrotjes në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë ndërtesë, më shumë po i kushtohet punës së bizesit e, ka mbetur në duart e askujt, ndonëse për shtetin në fjalë kjo shenjë dallluese të shqipes, të kulturës, të historisë shqiptare nuk ka ndonjë interesim për mbrojtjen dhe paurimin e saj me vlerat e shkrimit të kohës në Tiranë, Prishtinë, Shkup si dhe në qarqert ndërkombëtare të hisorisë së shqipes e të kulturës shqiptare në Vjenë, Zagreb, dhe në institucionet e arbëreshëve në Zarë e në Itali.

Koha për vënjën në mbrotje të Ndërtesës së Kongresit të Manastirit në UNESCO do të ishte në krah të ruajtjes së trashëgimisë shqiptare për njësimin e alfabetit të shqipes dhe rrugëtimi për participimin e vlerave tona me popujt liridashës në Evropë dhe në botë. Kësaj trashëgimie historike duhet me i dalë zot të dyja shtetet shqiptare Shqipëria e Kosova si dhe faktori politik shqiptar në Shkup, institucionet shkencore në krah me Universitetin në Tetovë.

Çikago, më 21 nëntor 2024


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.