Deklarata e Kurtit për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, është e papranueshme. Ajo është fyese për shqiptarët, aq më tepër thënë nga një politikan si, Kurti. Kurti duhet ta dijë që falë luftës dhe përpjekjeve disa vjeçare të elitës politike shqiptare në Maqedoni, shqipja u bë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në këtë moment tepër delikat, kryeministri Kurti pohon të kundërtën. Ai thotë se i beson Gjykatës Kushtetuese. Cilës gjykate kushtetuese i beson, zoti Kurti? Si duket ai i beson Gjykatës që dirigjohet nga Mickoski. Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut është pro serb.
Kurti e dinë shumë mirë këtë. Po si ka mundësi që Kurti, ta “justifikojë”, atë, me deklaratën e tij? Këtë reagim e din vetëm ai. Më pakta Kurti duhet të kërkojë falje për deklarimet e tij. Kjo gjykatë anuloi masën e balancuesit, zoti Kurti. Në Maqedoninë e Veriut u përcaktua me ligj, që gjuha e cila flitet me mbi 20% e popullatës, është gjuhë zyrtare. Gjuha shqipe flitet me më shumë se 30% e popullsisë së Maqedonisë, pasi ajo është shqiptare. Kjo deklaratë nuk është lajthitje e zotit Kurti. Jo! Ai ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e situatës politike në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e fundit.
Qeveria Mickoski e dalë nga këto zgjedhje, ka mbështetjen e disa partive politike shqiptare. Kurti i ka partner këto politikanë që mbajnë në këmbë këtë qeveri pro serbe. Ish-politikanët shqiptar të qeverive të kaluara në Maqedoni, pavarësisht gabimeve të tyre, patën edhe disa arritje për të drejtat e shqiptarëve, atje. Qeveria e tanishme në Maqedonine e Veriut, është proserbe. Dhe si e tillë ajo kërkon t’i ç’bëjë këto arritje. Në këtë moment shumë delikat për shqiptarët në Maqedoni, del Albini në mbrojtje duke thënë, se: “I besoj Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë”. Madje si pret në Prishtinë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Mickoski, dhe nuk këmbëngul për problemin e gjuhës shqipe atje. Përkundrazi ai në asnjë mënyrë nuk duhej të “legjitimonte” përpjekjet e Mickoskit për heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedonin e Veriut.
Deklaratat e Kurtit se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare në Maqedoni, më së pakti, është fyese për shqiptarët në Maqedoni, është tepër naive, shumë dritshkurtër, tepër denigruese dhe shumë e rrezikshme. Kjo hedh dyshime dhe pikpyetje të mëdha për Kurtin si kryeministër. Aq më shumë shtohen dyshimet për “shpurën” e partive politike aleate të tij në Maqedoninë e Verut. Këta të fundit duhet të ngrihen dhe të mbrojnë arritjet për gjuhën atje. Ata duhet të dalin me reagime të forta kundër deklaratave të Kurtit. Kurti në zgjedhjet e fundit i përçau forcat politike shqiptare në Maqedoni. Kryeministri Kosovës “harroi”, kaq shpejt: Ngritjen e shqiptarëve dhe përleshjet e tyre me armë në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001, arritjen e Marrveshjes së Ohrit, pranimin e shqiptarëve si popull shtetformues, etj.
Zoti Kurti me deklaratën e papërgjegjshme të tij për gjuhën shqipe, po mbështet Mickoskin dhe partinë nacionaliste pro serbe të tij. Ky veprim i Kurtit është në kundërshtim me interesat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Kurti me deklaratën e tij, mohoi luftën e UÇK-së në Maqedoni, mohoi dëshmorët e rënë në këtë luftë, mohoi ish-luftëtarët e kësaj lufte që akoma vuajnë dënimet e tyre në burgjet e shtetit maqedonas. Këtë nuk mund ta bëjë, zoti Kurti. Jo vetëm ai, por asnjë politikan tjetër nuk mund të hedhë baltë mbi dëshmorët. Kurti duhet t’i tërheqë deklaratën e tij. Ai duhet të ndihmoi për bashkimin e faktorit shqiptar në Maqedoni dhe jo të ndikojë në përçarjen e tij…
Ibrahim Kabili
Tiranë, më 17.11.2024
Reagimi më sipër, duket se është mbështetur te ky fjalim i Kurtit:
https://www.facebook.com/100069579078278/videos/940555471262701