Foto: Miroslav Lajçak
Gani I. Mehmeti
Me qëndrimet e veta për kërkesat e Kosovës dhe me afrinë ndaj Serbisë, del se Lajçak paraqet qëndrimin e shtetit të tij ndaj Kosovës, që ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, ndërsa, me kërkesën e tij për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, Lajçak kalon qëndrimin e shtetit të tij dhe na del tërësisht një Vuçiq, me çka konsiderohet se ai është me prejaradhje serbe dhe një nacionalist i përbetuar serb në luftë kundër shqiptarëve në Kosovë.
Lajçak, po të mos ishte i tillë, ai do të kërkonte krahas Kosoës edhe detyrimet e Serbisë ndaj Kosovës, që fare i ka harruar, dhe gjithçka kërkon nga Kosova, por asgjë nga Serbia. Kërkesa të tilla do dinin të bënin vetëm serbët, jo “ndërmjetësuesit” për “lehtësim” të normalizimit, siç po e quajnë veten Borrell e Lajçak.
Tek Marrëveshja e Ohrit, më parë kërkohet që Kosova të mos pengohet nga Serbia në pranimin e saj në organizata europiane e ndërkombëtare deri edhe në OKB, e më pas formimi i Asociacionit. Dhe, deri sa Serbia e shkelë këtë pike, Lajçak, Borell e të gjithë tjerët, përfshirë dje edhe O’Brien, nuk kërkojnë asnjë përmbushje të detyrave të Serbisë, ndërsa i janë vërsulur vetëm Kosovës, në veçanti për formimin e Asociacionit.
Nuk bën assesi të formohet asociacioni, pa u pranaur Kosova shtet nga Serbia në kufijt ekzistues. Mbas pranimit të Kosovës shtet nga Serbia, do mund të formohej një asociacion ndërmjet komunave me shumicë eserbe në Kosovë pa kompoetenca ekzekutive, por vetëm në bashkëpunimin mes tyre në fushën ekonomike, kulturore, arsimore e shëndetësore, gjithherë mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kjo duhet të bëhet mbasi ta pranojë Republikën e Kosovës Serbia, që të mos mund të kërkojë ndarjen e saj, ndërsa serbët të integrohen plotësisht dhe të njohin shtetin e Kosovës, aty ku jetojnë.
Me formimin e Asociacionit, do të duhej të hiqen vendet e rezervuara për deputetë në Kuvendin e Kosovës si dhe më të mos kërkohen 2/3 e deputetëve të serbëve në Kuvend për vendime të ndryshme, me çka Kosova pengohet në marrjen e vendimeve në disa fusha.
I kthehmi edhe një here Lajçakut se ai është proserb, nëse jo serb, dhe se animi i tij për Serbinë e Vuçiqin në kërkesat e tij, janë haptas të dukshme. Me padrejtësitë e tij, do duhej të merrej vetë Bashkimi Europian për ta degraduar si politikan i padrejtë e jonjeri, deri sa do duhej të merreshin edhe masa ndaj tij në dëmtimin e dialogut Kosovë – Serbi.
Duke e dëgjuar Lajçakun për formimin e Asociacionit, po gabojnë edhe politikaj tjerë, qoftë nga BE qoftë nga SHBA e po i japin tepër rëndësi në kërkesat e tyre për formimin e tij. Ata do duhej të kuptonin vetë se përse Vuçiqi kërkon kaq me ngulm në krijimin e tij, sepse mendon në ndarjen e veriut të Kosovës, heret a vonë.
Përndryshe, gjithsesi duhet marrë me shkrim garancion nga SHBA e BE se kufijt e Kosovës janë të paprekshëm.