RRËNJËT TONA JANË VLERË DHE KRENARI E PAKONTESTUESHME E KOMBIT SHQIPTAR

0
Shqiptar Shaliani - Hysen Ibrahimi

Nga Hysen Ibrahimi, Suedi, Förslöv, 31.10.2024

Letër mbëshetëse për Prof. Ahmet Musa tani Shqiptar Shaliani, për idenë e tij për ndërtimin e Katedrales në Shalë të Bajgorës.

Shpjegim: Prof. Ahmet Musa tani me emrin Shqiptar Shaliani ka dhënë idenë për ndërtimin e një Katedrale në fshatin e lindjes së tij Bajgorë, fshat ky që është i njohur në Shalë për trimërit, kulturën dhe luftën për lirinë e Dardanisë.

I dashur Prof. Shqiptar Shaliani, miku im i kahershëm i idealit dhe i veprimtarisë,
E keni mbështetjen time 100% në idenë tuaj dhe me të drejtë kërkoni rrënjët tuaja apo rrënjët tona do të thosha për ndërtimin e një Katedrale në Shalë të Bajgorës komuna e Mitrovicës.

“Ju jeni duke ju kushtuar idesë që ju bënë të lumtur juve dhe mbarë kombit shqiptar, po zhvilloni dhe investoni në rritjen dhe përparimin tuaj dhe në përparimin e kombit shqiptar në këtë drejtim, kthim mbrapa nuk ka”.

“Të tjerër e kanë parë vendosmërinë tuaj, sespe ju po ju tregoni hapur se çfarë duhet pranuar dhe çfarë jo. Duhet të jenë mjaftueshëm të lexuar për të ju kuptuar të gjithë”.

“Kur të tjerët po e shohin se ju e respektoni veten mjaftueshëm për kthim në rrënjët tona dhe për të vendosur kufij në ndërhyrje, ata ose do të përpiqen më shumë, ose do të largohen. Në të dyja rastet, del fitimtar Prof. Shqiptar Shaliani”.

“Prof. Shqiptar Shaliani, Ju jeni duke u shndërruar një një profet, sepse me idenë tuaj po shndërroheni në versionin më të mirë, në të mirë të shqiptarisë, natyrshëm jeni duke e tërhequr vëmendjen e të tjerëve që kuptojnë se ku janë rrënjët tona”.

“Mos u shqetësoni se si ju trajtojnë të tjerët për idenë tuaj, përqëndrohuni në veten tuaj, në të drejtën tuaj për t’u kthyer në rrënjët tona. Jeni në rrugë të mbarë drejtë rrënjëve tona”.

“Pra, mbani mend Prof. Shqiptar Shaliani, çelësi për t’u marrë me një punë të shenjtë sikurse Ju që jeni duke u marrë, duke kërkuar rrënjët tona Dardane, ju po shndërroheni njeriu më i dashur i kohës së sotme dhe të ardhmës. Do të jeni njeriu më i vlerësuar për të gjitha kohërat dhe të gjithë pa dallim një ditë do të vrapojnë pas teje, duke qenë krenar me veprën Tuaj. Ju jeni dhe do të mbeteni në përjetësi, krenaria e jonë Dardane.

Zoti ju bekoft për idenë tuaj, për tu kthyer në rrënjët tona,
Zoti e bekoft popullin shqiptar kudo që ndodhet pa dallim.

Shënim: Hysen, ndëroje emrin edhe ti. 🙂

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.