URSULA VON DER LEYEN SHUPLAKË VUÇEVIQIT…

0
Von der Leyen - Vuçiq

Nga: Binak MAXHARRAJ

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka anuluar takimin e planifikuar më parë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Është kjo një shuplakë jo e zakonshme, por një shuplakë qe dhembë shumë.

Jemi mesuar qe të gjithë emisarët, ambsadoret nga Evropa dhe SHBA duke iu perkulë Vuçiqit, duke e prqafuar, duke e përshendetë sikur ai te ishte ndonjë Mesie, e jo ndonjë kriminel lufte. Kështu vepruan ne vezhdimësi liderët nga Evropa Borell, Lajçak, e të tjerë. Po kështu vepruan edhe emisarët qe vinin nga Amerika si Escobar, Hill, Hovenier e deri te Jems o’Brien te cilet ne vazhdimesi po i përulën deri ne gjuj Vuçiqit dhe Vuçeviqit kryeministrit te Serbisë i përulën kështu çdo here kur ai i mashtron, i rrenë sespe rrena te serbet është dhunëti nacionale.

I nenshtrohën kështu te gjithë emisaret me radhë si nga Evropa dhe Amerika vetem për një qellim qe po e lusin Serbin te “rrinë larg nga Rusia dhe te afrohet, te orientohet kah Përendimi”.

Por kot e kanë Serbia nuk mund e lenë Rusinë sespe janë te një gjaku, kurse Perendimin po e mashtron, po e rrenë sa për ta mjelë duke ia marrë milardat duke i rrejtë, duke i mashtru.

Por këto ditë Serbinë e zuri ne “vepër” kur kryeministri i sajë Millosh Vuçeviq kur ai e priti ne takim ministrin e Zhvillimit Ekonomik te Rususër Maksim Reshetnikovku bënë fjalë për mundësit, jo te “largimit te Serbisë nga Rusia”, por te afrimit edhe më të mdh kah Rusia.

Kjo e deshproi pa masë Presidentën e komisionit Evropian Ursula von der Leye e cila këto ditë po qendron ne vizitë në Ballkanin Përendimor, sepse e cila e refuzoi te të takohet me kryeministrin Millosh Vuçeviq.
Ishte kjo një shuplakë bile edhe e forte qe dhembë shumë për Serbinë e ne veçanti për Vuçqviqin i cili e ndjeu më se shumti se sa forte dhembë shuplaka diplomatike.

Ishte,pra kjo shuplaka e parë që ndokush nga emisarët e BE dhe SHBA ia dha Serbisë, sespe këtë nuk paten guximin e as kurajon që të benin edhe kur Serbia me Vuçiqin dhe Vuçeviqin i mashtronin dhe i rrejshin vazhdimisht.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.